E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato europiane Real dhe Chelsi gare per Tevez e Neimar

Merkato e futbollit europian ka hyrë në fazën e saj të nxehtë, me skuadrat më të mëdha të kontinentit që kërkojnë të finalizojnë transferimin e disa prej talenteve në qarkullim. Manchester City ka zyrtarizuar blerjen e Sergio Agueros, i cili ka kaluar me sukses edhe testet mjekësore, por trajneri Roberto Manchini përballet me një tjetër problem. Ai duhet të vendosë të ardhmen e sulmuesit argjentinas Carlos Tevez.

Ky i fundit ishte drejt transferimit te Corinthias në kampionatin brazilian, por klubi anglez refuzoi 40 milionë euro, ndërsa tani duhet të kënaqet me më pak para për futbollistin. Opsioni më i mundëshëm për të ardhmen e Tevez duket se është Interi në kampiuonatin italian, por ditët e fundit në valle është future edhe Chelsea. I ndodhur në Honk Kong për fazën përgatitore, blutë e Londrës vazhdojnë të jenë aktivë në merkato, duke vendour në listën e blerjeve përveç tevez edhe talentin e kombëtarës së Argjentinës, Javier Pastore.

Nuk mund të qëndronte në hije Reali i Madridit, që kërkon të plotësojë dëshirën e trajnerit Jose Mourinho për afrimin e një sulmuesi. Madrilenët nuk heqin dorë nga talenti brazilian Neymar. Në pamje të parë tranferimi i tij duket i vështirë, por madrilenët janë të vendosur për të marrë shërbimin e një prej lojtarëve më premtues të futbollit botëror.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›