E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raskaj nënshkruan me Sandnesin

Anel Raskaj karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit norvegjez. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, të hënën ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën Sandnes Ulf.

Drejtuesit e klubit norvegjez janë shumë të kënaqur që ish-mesfushori i klubit suedez Halmstad, i cili u provua për disa ditë te Sandnesi, ka vendosur që ta veshë fanellën e këtij ekipi.

“Ai ka bërë një paraqitje të mirë gjatë stërvitjeve me ekipin tonë. Ai është lojtar i ndryshëm nga ata që ne kemi. Edhe pse është i ri, Raskaj e ka përvojën e nevojshme për ta ndihmuar ekipin”, ka thënë menaxheri i përgjithshëm ekipit, Tom Rune Espedal.

Te klubi i ri, Raskaj do t’i gjejë edhe dy bashkëkombës, Avni Pepën, i cili u transferua ditë më parë nga klubi tjetër norvegjez, Start dhe talentin Zymer Bytyqi, i cili është inkuadruar në ekipin e parë nga ekipi i të rinjve të Sandnesit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›