Berluskoni: “Periudha më e zezë te Milani”

Kriza e Milanit nuk është më një mister. Silvio Berluskoni e pranon: "Është periudha më e zezë e presidencës sime. Janë bërë gabime në gjykim, por edhe nuk kemi pasur fat. Tani pres plot besim rikthimin e Ronaldos dhe Patos. Në cdo rast ne jemi kampionë të Europës, superkampionë". Në krizë futet edhe Dida. Kaka e mbrojti portierin gjatë ceremonisë së FIFPro: "Ai është një portier i madh, ne e shohim cdo ditë. Sigurisht në Gllazgou nuk bëri një figurë të mirë, ishte një moment i vështirë për të. Sapo kishte pësuar gol, pastaj edhe hyrja e atij tifozit. E gjithë skuadra po i rri afër, edhe pse ai ka gabuar".