Toti: “Mund të fitojmë titullin”

Francesko Toti është i bindur se skuadra e tij ka potencialin për të realizuar objektivin e madh. Për mikrofonat e "Teleroma 56", Toti foli me shumë siguri për Romën e tij dhe të ardhmen e skuadrës në kampionat. "Roma i ka të gjitha pjesët për të fituar titullin, por rruga është ende e gjatë. Do të përparojmë të diel pas të diele". Edhe Toneto, gjatë një interviste për "Sky", analizoi momentin e Romës. "Vijmë nga një periudhë në të cilën rezultatet nuk kanë qenë të mira, por paraqitjet po. Ka pasur episode që kanë dalë kundër nesh. Të dielën duhet t'i kthejmë pro nesh".