Blater: "Mjaft me abuzimin e të huajve!”

Moratit kanë filluar t'i fishkëllejnë veshët. FIFA kërkon të kufizojë numrin e lojtarëve të huaj duke i dhënë fund abuzimit me numrin e tyre në skuadër. Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, nisi betejën e madhe për kufizimin e "legjionarëve" duke propozuar 5 lojtarë të huaj në një klub. Iniciativa e numrit një të futbollit botëror synon në gjallërimin e futbollit dhe rritjen e talenteve të vendeve përkatëse, të cilët shpesh sakrifikohen në dëm të të huajve. Bosi i FIFA-s kërkon kështu t'u përshtatet normave të Bashkimit Europian. Interi është skuadra me më shumë të huaj në Europë.