Superliga/ Statistikat e katër javëve të para

Në 4 javët e para të sezonit aktual të Kategorisë Superiore në 24 ndeshjet e zhvilluara janë arritur 14 fitore të ekipeve shtëpiake (58.33 %)dhe 3 të atyre jashtë (12.50 %), ndërsa 7 takime janë mbylur në barazim 7 (29.17 %).
Në 24 takime ose 2160 minuta lojë janë shënuar 73 gola ose 3.04 gola për ndeshje. Ekipet vendase kanë shënuar 47 gola (ose 1.96 gola për ndeshje) dhe ekipet mike kanë shënuar 26 gola (ose 1.08 gola për ndeshje).
Fitoret më të thella janë arritur në javën e dytë të kampionatit:
Tirana-Kastrioti 7-3 dhe Flamurtari-Apolonia 4-0. Teuta ka fituar me rezultatin më të mirë jashtë në Dinamo-Teuta 1-3 (Java e parë) dhe Partizani me Besën në javën e katërt: Besa-Partizani 0-2.
Ndeshja me më shumë gola është Tirana-Kastrioti 7-3 në javën e dytë, plot 10 gola.
Eni Zejnati