E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marshim global për Jeruzalemit

30-03-2012 / Nga Jonatan Kay (National Post)

Kur trupat e para izraelite hynë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit gjatë Luftës “Gjashtë-Ditore”, nё vitin 1967, ata u detyruan të mbështeten në tё thënat e një kalimtari - një arabo-izraelit nё moshë të thyer - për t’i udhëzuar drejt Murit Perëndimor, aty ku Herodi shkatërroi tempullin e shenjtë. Pra, si është e mundur qё këta ushtarë çifutë nuk dinin rrugën që tё çon në vendin mё tё shenjtë tё të gjithë Judaizmit? Kjo ndodh sepse askush nuk e kishte vizituar atë mё parë. Nё kohёn kur jordanezët sundonin Jeruzalemin, vizitorët hebrenj ishin persona “non grata” tё padëshiruar dhe sinagogat ishin tё ndaluara. I citova këto fakte në pritje të 30 Marsit, data e zgjedhur nga aktivistët, e quajtur si "Marshi Global në Jeruzalem”. "Ky Marsh do të bёjё thirrje për lirinë e Jeruzalemit dhe tё popullit tё tij dhe për t’i dhënë fund aparteidit, spastrimit etnik dhe politikave tё Judaizmit, tё cilat “prekin” “Njerëzit, tokën dhe shenjtërinë e Jerusalemit” (ueb-site-i i caktuar na i ofron këto tё dhëna). "Ne kemi si qëllim të nxjerrë në pah çështjen e Jeruzalemit (qytetin e Paqes), i cili prej shumё kohёsh është konsideruar çelësi për paqen dhe luftën në rajon dhe në botë. Marshi do të konfirmojë faktin se politikat dhe praktikat “raciste” tё shtetit Sionist të Izraelit kundër Jeruzalemit dhe popullit tё tij janë një krim jo vetëm kundër palestinezëve, por kundër gjithë njerëzimit. "Me vetëm disa fjali, website-i përmbledh tensionet dominuese të anti-propagandës izraelite, tё cilat qarkullojnë në botën arabe dhe myslimane (si edhe ato tё Këshillit tё Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, i cili sapo ka miratuar pesë rezolutat e reja kundër Izraelit, duke përfshirë një rezolutё tё shkruar nga Siria). Në mënyrë të veçantë ky marsh i drejtohet qytetit tё Izraelit, organizatorët e kёtij marshi global duan tё theksojnë imazhin e kёtij qyteti, dikur paqësor dhe një herё e njё kohё i krahasuar me tolerancën e Edenit; por që kohët e fundit është korruptuar dhe përdhosur nga hebrenjtë e urryer. Dhe kështu, ia vlen qё për një moment të kujtojmë Jeruzalemin dhe rrethinat e 45 viteve më parë, para se izraelitët tё merrnin kontrollin e zonës. Pa marrё parasysh “ndryshimin” e qytetit nga Izraelitet, pra  qendrёn e lulëzuar tё turizmit dhe atё shpirtëror, Jeruzalemi Hashemit kishte një pamje  moçalore. Edhe Tempulli, atëherë, si edhe tani, i kontrolluar nga myslimanët, ka tërhequr pak vizitorë islamë. Lutja çifute në Murin Perëndimor praktikisht nuk ekzistonte: Besimtarët mjaftoheshin me një vend tё vogël për t’u lutur. Po tani? Nga mënyra me të cilën armiqtë e Izraelit përshkruajnë shtetin hebre, çdokush do të mendonte se xhamitë u shkatërruan dhe u kthyen në stalla derrash. Dhe tani akoma, Al-Aksa dhe ndërtesat e shenjta myslimane dhe ajo çka përmbajnë, janë bërë një vend aktiv i adhurimit për myslimanët anembanë botёs. Është mёse e vërtetë se myslimanët tashmё janë të lirë të luten në xhamitë e të gjithë Izraelit (dhe, ndryshe nga shumë vende myslimane, adhuruesit shi’itë dhe suni nuk duhet të shqetësohen tё mos hidhen nё erё nga njёri-tjetri). Nё tё njëjtën mёnyrё tё gjithё tё krishterët mblidhen dhe adhurojnë lirisht në Kishën e Varrit të Shenjtë dhe nё tembullin Bahá’í, ku mblidhen lirisht, pra në Qendrën Botërore Bahá’í në Haifa. Nëse nuk merrni parasysh një numër tё vogël izraelitësh, grupin  “Hebrenjtë për Jezusin”, nuk ka asnjë besim fetar, i cili s’gëzon lirinë e plotë të adhurimit në Izrael. Dhe me përjashtim tё një grupi tё vogël militantësh hebrenj; i përbuzur gjerësisht, i cili kërkon të largojë Tempullin nga kontrolli ose kujdestaria e fesë myslimane. Pas largimit ose “përzënies” së jordanezëve në vitin 1967, arkeologë nga e gjithë bota erdhën në Jeruzalem, për të gërmuar thesaret, qё sipas myslimanëve zbulimi i tyre do të dobësonte influencën dhe imazhin e tyre në qytet, ose mё mirё le tё themi se do tё hidhte poshtë kërkesat e tyre afatgjata. Në dekadat e fundit, sipas rrëfimeve tё Simon Sebag Montefiores në librin e tij tё fundit, përveç "fortifikimeve Kanaanite, vulave Judeiste, zbulimeve Herodiane, muret Maccabean - edhe ato Bizantine, rrugët Romake, pallatet Umayyad-e, portat Ayyubid dhe kishat Crusader", të gjitha tё tjerat kanë qenë tё pazbuluara. Nga ana tjetër, kur liderëve myslimanë, ju dha mundësia për të gërmuar një zonë tё Tempullit, në mes të viteve 1990, ata shfrytëzuan rastin për të hedhur tone tё pa-inspektuara materialesh, së bashku me thesare të pathëna historike. Deri nё ditën e vdekjes, Jaser Arafat “trafikoi” një teori tё çuditshme konspiracioni, ku thuhej se Jeruzalemi nuk kishte qenë kurrë një qytet i shenjtë hebre. Injoranca tё tilla përshkojnë  propagandën palestineze deri në ditët e sotme. Por, qëndrimi tolerant i Izraelit ndaj pranisë së besimeve të tjera në Jeruzalem ёshtё mbikëqyrur dhe pasqyruar nga, le të themi, Arabia Saudite; aty ku jo-myslimanët nuk janë lejuar edhe tё hyjnë në qytetet e shenjta myslimane, pa përmendur këtu ndërtimin e kishave ose sinagogave. Dhe ne, ende nuk kemi dëgjuar për një "Marsh Global në Mekë". Pak e habitshme apo jo? Hebrenjtë dhe arabët kanё gjasa të vazhdojnë të luftojnë mbi kontrollin e Jeruzalemit edhe për shumë vite. Duke na lënë ne  me pyetjen se: Prania "raciste" e  izraelit ka përdhosur  një qytet tё quajtur "paqësor". Nëse  kjo betejё  morale mes hebrenjve dhe arabёve do tё  luftohej  në bazë të  një qeverisje  mё tolerante dhe mё të civilizuar tё Jerusalemit  ,atëherë nuk do të ishte  e vështirë për të zgjedhur fituesin.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›