E Shtunë, 31 Tetor 2026

Realpolitika e Benediktit XVI

30-03-2012 / Nga Paolo Rodari (Il Giornale)

Takimi i Papës me Fidel Kastron mbetet një fakt: Duke respektuar dhe kuptuar vuajtjet e tyre, Vatikani nuk ka si qëllim në asnjë mënyrë që të hipë në anijen e kundërshtarëve të regjimit. “Askush nuk ka të drejtë të transformojë kishat në llogore politike”, u tha në një deklaratë kryedioqeza e Havanës trembëdhjetë njerëzve që kishin zënë disa ditë më parë kishën e Zojës së Bamirësisë në qendër të kryeqytetit duke kërkuar një takim me Papën.   
Sepse “politika” e Vatikanit me ardhjen e Gjon Palit II në vitin 1998 nuk ёshtё përzier asnjёherё me sistemin, ka fituar më shumë hapësirë për lirinë e besimtarëve dhe ka mbështetur një tranzicion të qetë që e çon regjimin drejt një demokracie. Kjo ёshtë një e vërtetë politike, Vatikani, shumë i vlerësuar në Havanë, ku dhjetorin e kaluar, Raul Kastro i kishte deklaruar një delegacioni të Selisë së Shenjtë: “E pres Papën me dashuri dhe respekt”.   
Në Vatikan janë të vetëdijshëm se linja e tyre vë në lojë edhe Kastrot. Pra, nuk e ka komplet gabim Politika e Jashtme kur shkruan se "vizita e Papës, në fund të fundit, kontribuon në axhendën e qeverisë kubane, sepse ajo konsolidon dialogun institucional ndërmjet qeverisë së Raúl Castros dhe Kishës Katolike, duke ofruar stimuj që kjo e fundit të marrë pjesë, siç është planifikuar, në rinovimin e sistemit aktual e të kontribuojë nё krijimin e një mjedisi ndërkombëtar të favorshëm për projektet hapës dhe reformave, pa braktisur monopartitizmin dhe përforcimin e imazhit të një vendi në tranzicion, i cili paguan kostot e pozicionit të ngurtë amerikan të izolimit ndaj Kubës”.   
Që nga udhëtimi i Vojtilës nё vitin 1998 e deri më sot, përpjekja është që të mos shtrëngohen shpirtrat, që të kënaqet në një farë mënyre regjimi për të arritur në rezultate konkrete. Në vitin 1998, për shembull, Vatikani kërkoi dhe arriti futjen e festës së Krishtlindjeve. Sot, mund të marrë njohjen e festës së të Premtes së Mirë. Duket një gjë e vogël, por nuk është kështu.   
Gjon Pali II nuk shprehu vullnetin që të shembë murin e Havanës,  por haptas e kritikoi embargon amerikane, të cilën ai e konsideronte si një dështim. Kështu po bën në këtë periudhë Benedikti XVI, kundër politikës së ndryshimit të regjimit të kryer nga qeveritë e ndryshme amerikane dhe në favor të ndryshimeve ekonomike e sociale, të vendosura nëpërmjet një dialogu dhe diskutimi, protagonistë kryesorë të të cilit janë qeveritë, kisha lokale dhe popullsia.   
Janë dy figurat e Selisë së Shenjtë protagoniste të kësaj linje: Kryepeshkopi i Havanës, Jaime Ortega, dorëheqjen e të cilit sipas kufizimeve të moshës Papa refuzoi të pranojë tetorin e kaluar. Përmes dialogut me qeverinë, Ortega jo vetëm ka siguruar lirimin e 130 të burgosurve politikë, por edhe arriti të mbështetet në komunitetin popullor kubano-amerikan të Floridës, për të arritur administratën Obama që ka miratuar kohët e fundit ndaj Kubës një linjë të butë. Personaliteti tjetër është zëvendësi aktual i sekretares së shtetit, kryepeshkopi Angelo Becciu, ambasador i Papës në Kubë nga viti 2009 deri në vitin 2011. Sipas tij, kisha në Kubë, tashmë ka dalë nga“sakristi”.
Ai thotë: " Termometri i vërtetë për të matur marrëdhëniet e ekuilibruara ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe shtetit është gjendja e marrëdhënieve mes qeverisë dhe kishës lokale. Kohët e fundit raportet janë bërë shumë më të duhur dhe më efikasë, sepse kisha ka arritur të ketë më shumë hapësirë për veprimet e saj. Mund të thuhet që ka dalë nga sakristi, ku ajo kishte qenë e detyruar të jetonte, ka zhvilluar më shumë aktivitete katekiste dhe gjithashtu i është dhënë mundësia për të kryer bamirësi”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›