Meta-Cardin: SHBA duhet të inkurajojë më tepër investimet amerikane në Shqipëri

Gjatë vizitës së tij në Washington, Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta u prit ne nje takim te veçante nga bashke-Kryetari i Komisionit Amerikan te Helsinkit, Senatori Benjamin L. Cardin.
Gjatë takimit, Meta vleresoi punen e Komisionit Amerikan te Helsinkit si dhe vemendjen qe SHBA i kushton te drejtave te njeriut dhe forcimit te demokracise ne Shqiperi. Ne kete drejtim, ai e informoi Senatorin Cardin per zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi, duke nenvizuar klimen me pozitive te krijuar gjate muajve te fundit. Z. Meta vleresoi gjithashtu edhe ndihmen e SHBA ne kuader te OSBE-ODIHR per arritjen e standarteve me te larta elektorale permes realizimit te reformes zgjedhore.
Meta dhe Cardin ndane mendimin se SHBA duhet te inkurajoje me teper investime amerikane ne Shqiperi me qellim forcimin e lidhjeve tregtare, zhvillimin ekonomik te vendit dhe krijimin e mundesive me te medha te punesimit per te rinjte. Senatori Cardin u shpreh se Shqiperia eshte nje aleate e madhe e SHBA, dhe meriton me teper vemendje nga investitoret amerikane. Në përfundim, Senatori Cardin shprehu një vlerësim të veçantë për rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe ate personal te z. Meta per fqinjesine e mire dhe bashkepunimin rajonal.
Komisioni per Sigurine dhe Bashkepunim ne Evrope, i quajtur ndryshe si Komisioni Amerikan i Helsinkit, eshte nje Agjenci e pavarur e Qeverise amerikane e krijuar me 1976 për të monitoruar dhe inkurajuar përputhjen me Aktin Final te Helsinkit dhe me detyrime te tjera te OSBE-se. Komisioni përbehet nga 9 Kongresmenë dhe 9 Senatorë, si dhe nga një përfaqësues respektivisht nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtjes, dhe Departamenti i Tregtisë.