E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marshim i heshtur ne Stamboll - Proteste kunder vendimit ne procesin Dink

Ngjarjet e vitit 1915 nuk jane me teme tabu ne Turqi. Diskutohet vetem nese vdekja e 15 milione armeneve sipas te dhenave armene ne vitin e dyte te Luftes se Pare Boterore ka qene gjenocid ose jo. Burimet turke flasin per 200.000 te vdekur qe jane vrare gjate deportimit nga territoret e tyre te banimit dhe ne rradhe te pare ne Stamboll ne kryeqytetin e atehershem te perandorise osmane ne renie. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bahaeddin Gngr

Gazetari turk me origjine armene Hrant Dink u vra me 19 janar 2007 para redaksise se gazetes se tij Agos ne mes te dites. shte ne rradhe te pare merita e tij qe ngjarjet e vitit 1915 nuk jane me tabu. Me rastin e pesevjetorit te vrasjes se tij ne qendren e qytetit te Stambollit moren pjese ne nje marshim te heshtur dhjetera mijera vete.

Proteste kunder nje denimi te motivuar politikisht

Me kete nuk u perkujtua vetem vrasja e Dinkut. Ajo ishte me teper nje proteste e heshtur kunder padrejtesise qe rendon ndergjegjen e nje pjese te madhe te shoqerise turke tani pas nje vendimi te motivuar politikisht te nje gjykate penale te Stambollit kunder 19 te akuzuarve te dites se marte 17.01.2012.

Vrasesi ishte denuar korrikun e kaluar nga nje gjykate per te mitur me 22 dhe dhjete muaj burgim sepse ne kohen e kryerjes se krimit kishte qene 17 vjec. Nje nga te 19 te pandehurit u denua per nxitje te vrasjes me burgim te perjetshem. Por ai u lirua si dhe te 18 te paditurit e tjere per themelimin e nje organizate terroriste. Prokuroria do te beje ankese kunder vendimit sepse ka prova te mjaftueshme per krijimin e nje organizate terroriste te ekstremit te djathte.

Pak shpresa per normalizimin e marredhenieve me Armenine

Dink gjate jetes se tij ka luftuar gjithmone per dialogun ndermjet Turqise dhe Armenise. Ne te njejten kohe ai bente thirrje shteteve te tjera qe te mos zhvillojne debatin per gjenocid per arsye te oportunitetit politik. Ai u bente apel turqve dhe armeneve qe te mos largohen nga rruga e dialogut nen ndikimin e vendimeve te parlamenteve te huaja.

Marshimi i heshtur ne Stamboll ne kujtim te nje gazetari te guximshem dhe kunder vendimit qesharak te gjykates penale eshte nje shenje se demokracia jeton ne Turqi. Ajo eshte nje shtet me ambicie per tu afruar me BE nje vend ne te cilin mendimet ne kundershtim me ideologjine e shtetit perndiqen dhe denohen prej dekadash. Prej dhjetera vjetesh ne Turqi sundon partia per Drejtesi dhe Zhvillim AKP e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan. Perqindja e votave u rrit nga 34 ne 50. Por nga zelli i reformimit me synim pranimin ne BE nuk ka mbetur shume. Shpresat se AKP ndermerr masa edhe per normalizimin e marredhenieve me shtetin fqinj Armenine jane zbehur prej kohesh.

Autor Bahaedin Gngr

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›