Lufte per pushtet ne Pakistan - Gjyqesori dhe ushtria kunder qeverise

Qeveria e Islamabadit po sulmohet nga te gjitha anet. Kur te enjten kryeministri Gilani pas degjimit te tij u largua nga Gjykata Supreme jashte u shoqerua me thirrjet tradhetar tradhetar. Dhe avokati i Gilanit u perpoq qe te bind gazetaret e mbledhur ta degjojne ate Mos u shqetesoni keta jane te gjithe miqte e mi ... tha me ironi avokati dhe miku i partise se kryeministrit. Po ashtu edhe Gilani u perpoq qe shqetesimet ti largoje me buzeqeshje. Jo ashtu sic mund te kete qene pritur me koken poshte por me nje shprehje optimiste ne fytyren e tij kryeministri u paraqit ne Gjykaten Supreme.
A do ta perballoje qeveria pakistaneze kete presion
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga Larkana PakistanAjo qe ne shohim tani dhe kete e them me shume kujdes eshte se gjyqesori eshte kthyer ne nje lojtar aktiv ne kete lufte per pushtet. Dhe ajo duket qarte se eshte percaktuar per njeren pale shprehet analisti politik pakistanez Saroop Ijaz.
Betejen me ushtrine qeverite e zgjedhura ne Pakistan e zhvillojne per dekada te tera. Tani kesaj beteje i shtohet edhe nje pale e trete pra gjykatesit te cilet akuzojne kryeministrin per mosveprim ne lufte kunder konrrupsionit.
Konkretisht ata kerkojne qe Gilani tiu shkruaje nje leter autoriteteve zvicerane ne menyre qe atje te ripahet nje procedure per pastrim te parave kunder presidentit Zardari. Kjo refuzohet nga kryeministri me argumentin se presidenti - si kudo ne bote - eshte i paprekshem. Nje argument goxha e mire mendon eksperti i Pakistanit ne Organizaten per te drejtat e njeriut Human Rights Watch Ali Dayan Hasan Rrethanat ligjore jane te qarta. Presidenti pakistanez gezon me Kushtetuten e vendit dhe ne baze te marreveshjeve nderkombetare imunitet.
Ushtria mund ti marre qeverise pushtetin
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikeSidoqofte aktualisht duket sikur fati i kesaj qeverie eshte varur ne nje fije te holle peri. Nese me te vertete eshte ne pushtetin e gjykatesve per te keputur ose jo kete fije ka mendime te ndryshme.
Gjykata Supreme e Pakistanit ka nje histori te larmishme. Ajo ne te kaluaren ka legjitimuar grushtshtetas ajo ka legjitimuar diktatore ushtarak kujton ish diplomatja indiane Leela Ponappa.
Per nje marrje te pushtetit nga ushtria pershperisin perseri vezhguesit e ngjarjeve ne Pakistan. Edhe pse nuk ka mundesi qe nje gje e tille te ndodhe menjehere - ushtria eshte institucioni i dyte me te cilin perplaset qeveria. Ne fillim te mandatit te saj ne vitin 2008 qeveria u perpoq nje here per te futur nen kontrollin civil sherbimin sekret me fame boterore ISI. Por politikanet u terhoqen nga planet e tyre ende pa kaluar 24 ore te plota. Pa dyshim nen presionin e ushtrise.
Autor Kai Kstner / Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama