Tirane Opozita perkujtoi sot 4 te vraret ne protesten antiqeveritare nje vit me pare

Me lule dhe fotografi te kater te vrareve me pjesemarrjen dhe te familjareve dhe te afermve te tyre pjesmarresit kane ecur nen tingujt e muzikes funeber nga selia e Partise Socialiste deri ne sheshin para selise se Qeverise. Qellimi i ketij marshimi sipas organizatoreve ishte kerkesa qe organet e drejtesise te zbardhin sa me pare ngjarjen dhe autoret qe urdheruan dhe qelluan mbi protestuesit nje vit me pare ku vec te vrareve pati dhe dhjetra te tjere te lenduar mes tyre dhe nga forcat e rendit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tirane 21 janar 2012Kryeministri Sali Berisha dhe drejtues te mazhorances se djathte vijojne ta pershkruajne kete ngjarje si nje tenative per grusht shteti duke fajesuar eksponente te opozites si dhe presidentin e Republikes si organizatore dhe nxites se akteve te dhunes ndaj institucioneve gjate protestes antiqeveritare te nje viti me pare. Ditet e fundit nga zyrat e FBI-se amerikane kane mberritur ekspertizat e disa filmimeve nga kamerat e sigurise se nderteses se Qeverise si dhe te provave te tjera qe lidhen me ngjarjen te cilat pritet qe te hedhin drite ne mjaft konkluzione te hetimeve qe po kryen Prokuroria e Republikes ne Shqiperi.
Marshimi i se shtunes u percoll ne distance nga me shume se 1100 forca policore te strukturave te rendit dhe te njesive te nderhyrjes se shpejte te dislokuar kryesisht rreth selise se Qeverise dhe institucioneve te tjera kryesore. Pas rreth nje ore pjesmarresit ne marshim u shperndane ne menyre paqesore. Ne mesdite u organizua dhe nje veprimtari perkujtimore me rastin e nje vjetorit te 21 janarit ne Universitetin e Arteve ne Tirane ku u prezantua dhe nje liber i ri kushtuar kesaj ngjarjeje.
Autor Arben Muka
Redaktoi Esat Ahmeti