E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney para proves se madhe

Pra Mitt Romney arriti nje fitore te dyfishte ne Iowa dhe ne New Hampshire. Diten e enjte 19.01.2012 u bene korrigjimet e parazgjedhjeve ne Iowa. Sipas tyre zgjedhjet nuk i ka fituar Romney por Rick Santorum ish senatori i Pensilvanise i cili ka madje 34 vota me shume. Megjithate mungojne rezultatet nga tete zona votimi. Por edhe nese ato vijne nuk llogariten me sepse rezultati eshte perfundimtar.

Per ndarjen faktive te votave e cila eshte e rendesishme per nominimin presidencial ky ndryshim eshte shume i madh. Por rezultati ne Iowa ka peshe te madhe keshtu qe Rick Santorum i cili u fut ne gare nga jashte ndihet me te drejte i mashtruar. Dhe per Mitt Romney-n favoritin e deritanishem ne garen per kandidatet situata paraqitet ndryshe nga ajo e fillimit megjithe fitoren e qarte ne New Hampshire. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mitt Romney dhe Newt Gingrich ne debat televiziv

Kandidati shume i pasur ne mbrojtje

Ditet e fundit Mitt Romney ka kaluar shpesh ne mbrojtje. Keshtu per shembull ai ka refuzuar deri tani te publikoje deklarimin e taksave. Pas presionit te madh ai tha se eventualisht do ta beje dhe sqaroi se shkalla e tatimit per te eshte rreth 15 perqind. Per krahasim shkalla maksimale e tatimit te nje te punesuari eshte 35 perqind. Romney i merr te ardhurat e tij kryesisht nga kapitalet qe taksohen pak. Shume ai ka fituar edhe gjate aktivitetit per Bain Capital nje firme private Equity. Kjo nuk shihet mire nga zgjedhesit.

Newt Gingrich eshte nje nga ata qe e bllokon Romney-n. Ne nje debat te kandidateve ne televizionin konservator Sender Fox Gingrich ish zedhenes i Shtepise se Bardhe perseriti akuzat e tij se Romney nuk ka punuar per hapjen e vendeve te punes kur ka punuar tek Bain Capital por i ka shkaterruar ato.

Lufte me cdo mjet

Edhe ekipi i Romney-t godet mbrapsht. Ne nje konference telefonike me gazetare ai thirri te flasin dy deputete republikane qe e kane perjetuar Gingrich-un ne kohen kur ai punonte ne Dhomen e Perfaqesuesve. Ish senatori Jim Talent deklaroi Zedhensi prezantohet si konservator i besueshem qe prezanton grupimin tone dhe partine tone por ai nuk eshte i tille ai nuk eshte i besueshem. Gingrich thote gjera qe nuk i perkasin levizjes konservatore. Dhe ish deputetja Susan Molinari deklaroi Une mund ta pershkruaj menyren si punon ai si drejtim nepermjet kaosit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Idhtare te Romney-it

Newt Gingrich mund te behet vertet i rrezikshem per Romney-n ne Karolinen e Jugut. Ish zedhenesi i Dhomes se Perfaqesuesve konsiderohet si takticien mendjeprehte.

Rick Perrry terhiqet dhe mbeshtet Gingrich

Diten e enjte Rick Perry guvernator i Teksasit deklaroi se do te dale nga fushata zgjedhore. Me rezultatet e dobta ne Iowa Perri arriti ne vendin e peste megjithate nuk mendonte te dolte. Por pas zhgenjimin ne Karolinen e Jugut u shtuan zerat qe e nxiten te heqe dore. Ai u terhoq dhe keshilloi idhtaret e tij qe tia japin votat Newt Gingric. Ai eshte nje vizionar konservator qe kerkon te ndryshoje vendin.

E shtuna do te jete plot emocione ne Karolinen e Jugut. Ne gare eshte krah Romney-it Gingrich dhe Santorum Ron Paul deputet i Teksasit i cili mori ne New Hampshire vendin e dyte.

Autorin Christina Bergmann/ Aida Cama
Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›