NZZ Pese fiksione ne lidhje me Kosoven
Shtypi serb ne Beograd informon se qe prej vitit 2004 administratat komunale serbe ne Kosove jane shtuar. Ato punesojne tani 5000 nepunes megjithese numri i serbeve ne Kosove eshte ne renie dhe jo ne rritje. Pjesa me e madhe e administratave nuk ndodhen aspak ne territorin e komunave por diku ne Serbine qendrore. Ne mungese te nje pune kuptimplote pagat e nepunesve jane ne te vertete pensione. Ato duhet te mbeshtesin fiksionin se Kosova eshte ende pjese e Serbise. Qeveria serbe pranon kostot e ketyre strukturave sipas vleresimeve me shume se 200 milione euro ne vit.
Ekziston edhe nje fiksion shqiptar i Kosoves. Ai perdor madje te njejten retorike si ai serb kur flet per sovranivetin e pacenueshem dhe integritetin territorial te Kosoves - megjithese Prishtina e pretendon por ne te vertete nuk e kontrollon veriun e vendit pertej lumit Iber. Atje jetojne thuajse vetem serbe te cilet refuzojne sundimin e shtetit te ri dhe sillen sikur te jetonin edhe me tej ne Serbi cka eshte gjithashtu nje fiksion. Por fiksioni kosovaro-shqiptar mbeshtetet nga trupa mbrojtese nderkombetare. Zyrtaret shqiptare ne Kosove dergohen rregullisht me helikoptere ne kufirin verior. Rruga tokesore eshte e bllokuar nga barrikada te ruajtura nga serbe.
Fiksioni i katert rreth Kosoves eshte ai i BE-se. Ai supozon se konflikti territorial mes serbeve dhe shqiptareve mund te zgjidhet pa i dhene pergjigje ceshtjes se legjitimitetit te shtetit kosovar ne veri dhe jug te lumit Iber. Ne vend te kesaj Brukseli kerkon ta ndaje problemin ne ceshtje teknike me shpresen se keshtu ai do te zhduket me kalimin e kohes.
Por fiksioni me i guximshem eshte megjithate ky ne shume kryeqytete perendimore besohet se marredheniet e fqinjesise se mire mes Serbise dhe Kosoves jane te mundshme edhe pa njohjen reciproke te vijes kufitare. Por logjika e shendoshe njerezore thote gardhe te mire bejne fqinje te mire.
Autor Andreas Ernst NZZ /exh
Redaktoi Bahri Cani