Kuvendi i Kosoves miraton mocion te ri per reciprocitet me Serbine

Mocioni i ri i kuvendit te Kosoves u inicua nga Partia Demokratike e Kosoves dhe u miratua ne oret e vona te mbremjes te se premtes pas nje debati te nxehte qe u zhvillua gjate gjithe dites se premte ne parlamentin e Kosoves. Debati kishte ne fokus protestat e 14 janarit te organizuara nga levizja Vetvendosja e cila per synim kishte bllokimin e mallrave serbe qe te hyjne ne Kosove. Kjo levizje kerkonte zbatimin e mocionit te shtate dhjetorit qe specifikonte reciprocitet te plote me Serbine ekonomik dhe politik.
Mirepo megjithe mocionin e ri te miratuar te premten ne mbremje ne kuvendin e Kosoves Levizja Vetvendosja njofton serish se ka vendosur qe me daten 22 janar te dielen te mbaje nje proteste duke synuar serish qe te bllokoje dy pikat kufitare me Serbine Merdare dhe Dheu i Bardhe.
Mocioni i ri i miratuar te premten ne kuvendin e Kosoves i inicuar kesaj radhe nga Partia Demokratike e Kosoves parasheh qe Qeveria e Kosoves ti raportoje Kuvendit cdo tre muaj lidhur me ceshtjen e reciprocitetit me Serbine.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Podujeve 14 janar 2012
Pikat e mocionit
1. Kuvendi i Kosoves mirepret marreveshjet e arritura ne mes te Qeverise se Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise permes dialogut dhe mbeshtet zbatimin e tyre te teresishem.
2.Qeveria e Kosoves ne pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore te vendose per masat perkatese reciproke per mbarevajtjen e procesit te dialogut dhe implementimin e konkluzioneve te arritura.
3. Qeveria obligohet t raportoje Kuvendit lidhur me mbarevajtjen e procesit te dialogut dhe reciprocitetit.
4. Ky vendim hyn ne fuqi ne diten e miratimit te tij dhe shfuqizon te gjitha vendimet e Kuvendit ne lidhje me kete ceshtje.
Partite politike opozitare kundershtuan mocionin e ri te miratuar duke thene se ne kete menyre duke miratuar mocione te njepasnjeshme ne kuvend nuk mund te zgjidhen problemet.
Autor Bekim Shehu