E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super-“Djajtë”, Super-Ronaldo

Mancesteri hodhi një hap të madh drejt titullit kampion pasi shkatërroi 4-1 Uest Hamin përballë 76 103 tifozësh, që ishte njëherësh edhe rekordi sezonal i spektatorëve. 84 pikë për Mancesterin, tri më shumë se Celsi (81), por me një ndeshje më pak.
Kristiano Ronaldo, lojtari më i mirë i vitit në kampionatin anglez, celi serinë e golave, duke realizua në minutën e 3-të. "Ronaldo do të shënojë sërish, ai është një lojtar cilësor kundrejt kundërshtarëve të dobët", -shkruhej në komentin live të ndeshjes në bbc.co.uk. Dhe pas njëzet minutash, në të 24' , Ronaldo shënoi golin e 40-të sezonal dhe të 30-in në Premier Ligë. "Great Ronaldo" (Ronaldo i madh), - ishte komenti i prestigjiozes "BBC".
Cfarë ndeshje: 3 gola në 6 minuta, Ronaldo në të 24' (2-0), Tevez në të 26' (3-0) dhe Ashton në të 28' (3-1). Një mrekulli në "Teatrin e endrrave". Në "Old Trafford". Për të ndezur atmosferën shërben edhe kartoni i kuq i Nanit të Mancesterit në të 27'. 45 minutat e para u mbyllën me rezultain 3-1, ndërsa të dytat mjaftohen vetëm me një gol të Karrik në minutën e 59-të.
Nëse "Djajtë e kuq" do të fitojnë të dielën edhe ndaj Uiganit, atëherë do të shpallen kampionë të Anglisë, edhe sikur Celsi të fitojë dy takimet e mbetura dhe kampionati të mbyllet nga dy ekipet me pikë të barabarta. Vendos golaverazhi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›