E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi vs Liakhovich, ndoshta më 31 maj?

Luan Krasniqi mund të ringjitet në ring më 31 maj përballë bjellorusit Sergey Liakhovich në një nga paramecet e duelit për titullin botëror të peshave të rënda në versionin WBA ndërmjet Ruslan Chagaev dhe Nikolai Valuev.
Lajmi është i pakonfirmuar nga burime zyrtare, por është bërë i ditur në forumet e televizionit gjerman "ZDF".
Një gjë e tillë duket e logjikshme pasi vetëm pak ditë më parë Luan Krasniqi bëri një paralajmërim se do të ndërpriste kontratën me "Universum Box Promotion" pasi kjo e fundit nuk po arin që të organizojë ndeshje për të.
Edhe situata jo e mirë e ish-kampionit të botës Serguei Lyakhovich jep më shumë shpresë se ky duel do të mund të realizohej. Më 16 shkurt të këtij viti bjellorusi është mposhtur nga Nikolay Valuev në duelin emilimator për titullin WBO dhe me këtë humbje Liakhovich është larguar nga lista e 15 më të mirëve në tri federatat e mëdha (WBC, IBF e WBO) ndërsa mbetet i 8-ti në renditjen e WBA.
Edhe Luan Krasniqi që nga muaji prill nuk është më pjesë e listës së 15 më të mirëve në WBO ku renditej për një kohë të gjatë.
Së fundmi vetë Luani ka pranuar për të përditshmen gjermane "Bild" se është marrë vesh me promoterin e tij Klaus-Peter Kohl.
"Kam biseduar me promoterin tim dhe unë do të boksoj sërish", ka thënë Krasniqi. "Më shumë nuk mund të them për momentin".

www.boxalb.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›