Marsi, muaji i pafat i ish-ministrit Pango
Marsi duket se është muaji më ters i ish-ministrit Ylli
Pango. Sot gjashtë vjet më parë, atij iu vendos një
granatë në banesë, e cila solli plagosjen e tij dhe shkatërrimin
e pronës. Kjo ngjarje, ende e pazbardhur, është
rikthyer në vëmendjen e policisë vetëm pak kohë më
parë, pas një urdhri delegimi të Prokurorisë së Krimeve
të Rënda. Organi i akuzës ia ka deleguar dosjen policisë
së Tiranës me shënimin "për zbulim autori". Shkak për
delegimin e dosjes penale në polici është bërë mungesa
e elementëve identifikues dhe provave për autorët e ngjarjes,
të cilët nuk njihen edhe pse kanë kaluar gjashtë
vjet nga koha kur ndodhi atentati. Sipas burimeve zyrtare
të prokurorisë, ngjarja është klasifikuar me akuzën
"vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e mbetur në tentativë".
Ky klasifikim ligjor i ngjarjes bëri që në vitin 2006,
dosja penale për atentatin ndaj Pangos të kalonte nga
Prokuroria e Tiranës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,
jo vetëm për shkak të akuzës së rëndë që u ngrit, por
edhe për mënyrën se si ishte montuar granata në garazhin
e banesës së Pangos në afërsi të Qytetit Studenti
në Tiranë. Prokuroria e Krimeve të Rënda, për më tepër
se dy vite me radhë bëri përpjekje për zbulimin e autorit,
duke kaluar në skaner të gjitha hetimet, që ishin
bërë më parë, si dhe duke verifikuar të gjithë personat e
dyshuar. Personazhi i njohur, Ylli Pango, ka qenë duke
dalë nga shtëpia mëngjesin e 6 marsit 2003 rreth orës
07:45. Në momentin që ai është afruar te garazhi dhe ka
shtypur butonin për ngritjen e qepenit, një shpërthim
i fuqishëm ka tronditur gjithë zonën. Pango në mënyrë
refleksive është hedhur në drejtim të kundërt me kahun
ku ndodhi shpërthimi, duke shpëtuar me dëmtime të
lehta për të cilat mori më pas mjekime në Spitalin Ushtarak.
Policia tha se mjeti eksploziv kishte qenë një
granatë mësymëse me rreze të shkurtër veprimi, ndezësi
i të cilës ishte lidhur me një fije najloni.