Seks-skandali, jehonë nga rajoni deri në Kinë
Lajmi i shkarkimit të ministrit shqiptar të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për shkak të një skandali seksual, ka zënë vend në titujt e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, duke mbërritur madje deri në Kinë, ku ka gjetur jehonë, duke kaluar edhe censurën e qeverisë komuniste. Por shpeshherë, skandali është trajtuar si një histori rozë që ka nxitur edhe fantazitë e redaktorëve.
Agjencitë dhe gazetat
Duke publikuar informacionet e marra, "Associated Press", "DPA", gazeta "Internation Herald Tribune" dhe "Earthtimes" bëjnë të ditur se ministri Ylli Pango është shkarkuar brenda 30 minutash, pasi emisioni "Fiks Fare" i televizionit "Top Channel" shfaqi pamjet, ku zyrtari i qeverisë i kërkonte favore seksuale një vajze, në këmbim të punësimit.
"Associated Press" citon zotin Grid Rroji, zëdhënës i Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, teksa konfirmon shkarkimin e menjëhershëm të Pangos. Kjo agjenci thekson se nuk mundi të kontaktojë me zotin Pango dhe se i vetmi reagim i tij vinte në drejtim të Kryeministrit, të cilit i ishte thënë se ky është vetëm një makinacion mediatik. Në media të tjera të huaja u bëhet jehonë edhe thirrjeve të opozitës për të ndjekur penalisht ministrin e shkarkuar, i cili nëse shpallet fajtor, rrezikon dënimin me disa vite burg.
Nga SHBA në Norvegji
Nga SHBA deri në Rusi, Kinë, Norvegji e më tej, lajmi gjendet pothuaj në çdo gjuhë të botës. Por të shkarkuar nga emocionet politike që mbart një ngjarje e tillë për shqiptarët, mediat e huaja, përtej informacionit, në shumicë, e kanë trajtuar si një kuriozitet rozë rastin e zotit Pango. Një vend i vogël si Shqipëria, që në pjesën më të madhe të rasteve përbën lajm për ngjarje të rënda, këtë radhë del në vitrinën mediatike të të gjithë botës thjesht dhe vetëm se një ministër ngacmon një vajzë të re, e cila kërkon punë.
Shkarkimi
Skandali i publikuar nga emisioni investigativ "Fiks Fare" lidhur me ish-ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, është transmetuar edhe nga agjencitë më të njohura botërore. The "Associated Press" shkruante dje për këtë skandal se shkarkimi i Pangos ishte i menjëhershëm nga Kryeministri dhe se akti i tij ishte i papranueshëm. Të njëjtin lajm ka njoftuar edhe "Corriere della Sera": I menjëhershëm shkarkimi i ministrit të Kulturës, Ylli Pango, pas një videoje të transmetuar nga një televizion, ku ai negocion me një vajzë në këmbim të një vendi pune". Ndërsa "Herald Tribune" shkruante: "Shkarkohet ministri i Kulturës për abuzime seksuale me detyrën". Ndërkohë, mediat e rajonit e kanë vlerësuar ngjarjen si një "skandal në qeverinë Berisha". Për këtë skandal kanë shkruar gjerësisht edhe gazetat prestigjioze italiane, të cilat janë përqendruar edhe te shkarkimi i menjëhershëm i ministrit Pango nga Kryeministri Berisha, si dhe reagimet e forta të politikës shqiptare një ditë më pas.
Balkan Insight
Albania‘s Minister of Culture Ylli Pango was fired on Wednesday, after a video showing him allegedly asking sexual favours from young women applying for a job in his ministry was broadcast on TV.
The video and audio broadcast on the investigative program Fisk Fare on Top Channel TV shows Pango setting private meetings with two job applicants. One of these meetings was set in his private villa in Tirana, in which the sacked minister asks a girl to strip her clothes off.
International Herald Tribune
Albanian Prime Minister Sali Berisha sacked his culture minister Wednesday after a report accused the minister of sexually harassing a woman looking for a job.
Private Top Channel TV showed footage and an audio recording of what it said was Culture, Youth, Tourism and Sports Minister Ylli Pango asking the woman to strip, allegedly to see whether she would do so for the job. The incident allegedly occurred in Pango‘s Tirana home last month.
"Corriere della Sera"
I menjëhershëm shkarkimi i ministrit të Kulturës, Ylli Pango, pas një videoje të transmetuar nga një televizion, ku ai negocion me një vajzë në këmbim të një vendi pune"
Në CV-në e ish-ministrit të Kulturës, në faqen zyrtare të Parlamentit
Gafa: Qeveria aktuale i vuri bombë Pangos
Parlamenti ka bërë një gafë me ministrin e saposhkarkuar të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Në informacionin zyrtar që Parlamenti ofron për legjislaturën aktuale, thotë në lidhje me bombën që plagosi më 2003 ish-dekanin Pango se "Qeveritarët aktualë, u përpoqën të sajojnë legjenda për vendosjen e bombës" dhe se "manipuluan mediat".
Gafa parlamentare është publikuar pikërisht në jetëshkrimin e Pangos dhe pjesën që trajton ngjarjen e vitit 2003 ne po e publikojmë më poshtë të plotë:
Fillimisht në jetëshkrimin e Pangos të hartuar nga Parlamenti, thuhet se "në mars 2003 goditet pabesisht me një bombë në garazhin e shtëpisë, nga e cila merr plagë të rënda. Operohet në bark, dhe ka rreth 40 copë predha ende në të dyja këmbët".
Kurse vijojnë komentet-gafë: "Qeveritarët aktualë, ish-shefi i policisë i Tiranës i asaj kohe dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, u përpoqën të sajojnë legjenda për vendosjen e bombës, manipuluan mediat, por së fundmi pas gjashtë muajsh, vetë shefi i ndjekjes së krimeve, Sokol Bizhga, u detyrua të pranojë në televizion se vënia e bombës në shtëpinë e Ylli Pangos ishte një vepër terroriste. Deri më sot qeveritarët as janë munduar e as kanë dashur të zbulojnë asgjë mbi autorët e kësaj vepre terroriste", thuhet në informacionin zyrtar të Kuvendit, që shoqëron njoftimin mbi ngjarjen e vitit 2003.
Më tej, Parlamenti shton: "Pas kësaj ngjarjeje dhe pas disa muaj qëndrimi në shtrat Ylli Pango boton librin "Krim" ku përshkruan atentatin ndaj tij dhe dyshimet për autorët e tij, si dhe bën analizën e kriminalitetit në Shqipëri gjatë qeverisjes socialiste".
Nuk dihet kush ka hedhur një informacion të tillë në jetëshkrimin zyrtar të deputetit Pango, por këtu, dy gjëra janë të papranueshme. Së pari, gafa e mësipërme dhe, së dyti, ca më keq akoma, politizimi i tillë i një jetëshkrimi, në informacionin zyrtar të Kuvendit, që presupozohet se paraqet unitetin e popullit dhe përçimin e fjalës së tij.
Marrë nga agjencia "News of Albania"
Denoncimi i "Fiks"-it,
si abuzoi Pango me detyrën
Emisioni investigativ "Fiks Fare" ka denoncuar në puntatën e së mërkurës se si një anëtar i Këshillit të Ministrave, konkretisht ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, (tashmë i shkarkuar nga detyra) ka abuzuar me detyrën e tij. Përmes kamerave të fshehta, "Fiks Fare" ka treguar se si ministri ka tentuar të përfitojë seksualisht nga një vajzë e re, e cila kërkonte të fillonte punë në MTKRS. Gjatë takimit në shtëpinë private të anëtarit të qeverisë, ku e reja duhet të dorëzonte dokumentet, ministri Pango ka tentuar të abuzojë me të. Madje, ministri ka tentuar t‘i heqë vajzës edhe këmishën që kishte veshur, pavarësisht kundërshtimeve të saj. "Ti do ta heqësh për të tjerë, si të mos e heqësh për mua? Po nuk u mësove me mua i bie që...", ka pohuar Pango. Në këmbim të favoreve seksuale, ministri i ka premtuar vajzës vendin e punës. "Ti do të jesh pranë meje në panaire dhe do të kesh rrogë të mirë", është shprehur Pango.