Çështja "Pango", prokuroria nis hetimet
Skandali seksual, i cili ka
tronditur mbarë opinion
in publik, duket se ka
vënë në lëvizje edhe organin
qendror të akuzës për hetimin
e tij. Kryeprokurorja Ina Rama
ka urdhëruar menjëherë verifikimin
e rastit në fjalë dhe, nëse
ka elementë të veprës penale,
ndaj ish-ministrit Ylli Pango do
të fillojë hetimi, ku nuk përjashtohet
as kërkesa në Parlament
për heqje të imunitetit. I
ngarkuari me punë për verifikimin
e skandalit seksual është
drejtori i hetimit dhe ndjekjes
penale, Sokol Stojani, i cili ka
hartuar dokumentacionin për
mbledhjen e provave. Fillimisht
përfaqësuesit e organit të
akuzës kanë shkuar dje paradite
në ambientet e televizionit
"Top-Channel", ku kanë kontaktuar
me drejtuesit e emisionit
"Fiks Fare". Nëpërmjet
tyre kanë marrë kasetat audio
dhe video për një verifikim,
nëse janë origjinale dhe i përputhen
zërit të ish-ministrit. Në
lidhje me një hetim të mundshëm
të Pangos, përfaqësuesit
e prokurorisë deklarojnë se në
fillim do të shihet nëse kaseta e
regjistruar mbi skandalin, është
e vërtetë dhe më pas do të
vendoset.
Sekuestrohen
kasetat
Pavarësisht dënimit publik
dhe asaj çka shumë deputetë
kërkuan për heqjen e imunitetit,
organi i akuzës ka kërkuar
më parë të njihet me materialin
e filmuar dhe të transmetuar në
"Fiks Fare". Vetë kryeprokurorja
i ka kërkuar drejtorit të emisionit,
Filip Çakulli të dorëzojë,
me qëllim verifikimi, materialin
e filmuar. Vetëm pas kësaj procedure,
e cila është realizuar
dje paradite, prokuroria do të
vendosë se do të nisë hetimet
apo jo ndaj ish-ministrit Pango.
Oficeri i policisë gjyqësore, Afrim
Shehu, është paraqitur në
studiot e "Fiks Fare" ku dhe ka
kërkuar kasetat filmike ku ishministri
Ylli Pango shfaqet duke
ngacmuar seksualisht një vajze
të re, në shkëmbim të një vendi
pune. "Më datën 4 mars 2009,
në emisionin "Fiks Fare" të orës
20:15, të dhënë nga televizioni
"Top-Channel" është transmetuar
një regjistrim audioviziv
në të cilën pasqyrohen veprimet
e kryera nga ish-ministri
i Turizmit, Kulturës, Rinisë
dhe sporteve. Për qëllime që
kanë rëndësi për verifikimin dhe
vërtetimin e fakteve të veprës
penale, është e nevojshme dhe
e domosdoshme të na vihet në
dispozicion kaseta filmike me
gjithë materialin bruto që disponohet
nga televizioni juaj për
këtë rast, si dhe transkriptimi i
materialit që është dhënë. Materialet
e mësipërme t‘i vihen në
dispozicion oficerit të policisë
gjyqësore, Afrim Shehu", shkruante
drejtori i Kontrollit të Hetimit
dhe Ndjekjes Penale në
Prokurorinë e Përgjithshme,
Sokol Stojani.
Në bisedat mes zyrtarit dhe
vajzës kuptohej që e reja kishte
aplikuar për punë, por që për ta
fituar atë duhej t‘i ofronte ishministrit
favore seksuale. Emisioni
"Fiks Fare" shfaqi bisedat
mes zotit Pango dhe dy vajzave,
njërën në telefon dhe takimin e
vajzës tjetër në banesën private
të tij. Pikërisht këtu ish-ministri
tentoi ta joshë vajzën, me
premtimin se do t‘i siguronte
një vend pune të kënaqshëm,
duke tentuar ta zhveshë atë.
Pas publikimit të këtij skandali
seksual, brenda katër minutave
Kryeministri Berisha vendosi
shkarkimin e ministrit të Turizmit,
Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve. Tashmë e gjithë "historia"
rozë e ish-ministrit do të
verifikohet nga organi i akuzës
dhe ndaj tij mund të ngrihet
akuza e "shpërdorimit të
detyrës" dhe "marrëdhënie
seksuale ose homoseksuale e
mbetur në tentativë, duke
shpërdoruar detyrën".
Vepra penale
Një ministër Kulture,
përgjegjës gjithashtu dhe për
Turizmin kombëtar, Sportet në
vend dhe ca më shumë akoma,
Rininë Shqiptare, kapet edhe
me kamera dhe regjistrime audio
duke ngacmuar seksualisht
një vajzë. E gjitha kjo për të arritur
punësimin që duke shpërdoruar
detyrën, Pango ia premtoi
vajzës "hallexhije" duke e
ftuar në shtëpi ku edhe nuk
ngurroi të nisë "striptizmin".
Pango rrezikon një dënim, krahas
atij publik, për skandalin
seksual. Dy janë akuzat që
mund të ngrihen ndaj tij. Së
pari, shpërdorimi i detyrës, në
të cilin thuhet se "kryerja ose
moskryerja me dashje e veprimeve
a e mosveprimeve në
kundërshtim me ligjin, që përbën
mospërmbushje të rregullt
të detyrës, nga personi që ushtron
funksione publike, kur i
kanë sjellë atij ose personave të
tjerë përfitime materiale ose jo
materiale të padrejta, a kanë
dëmtuar interesat e ligjshme të
shtetit, të shtetasve dhe të personave
të tjerë juridike, nëse
nuk përbën vepër tjetër penale
dënohet me burgim deri në shtatë
vjet dhe me gjobë nga 300
000 - 1 000 000 lekë". Së dyti, ndaj
Pangos mund të ngrihet akuza
e marrëdhënieve seksuale ose
homoseksuale duke shpërdoruar
detyrën e mbetur në
tentativë. "Kryerja e marrëdhënieve
seksuale ose homoseksuale
duke shpërdoruar
marrëdhëniet e varësisë ose të
detyrës, dënohet me burgim
gjer në tre vjet", thuhet në nenin
105 të Kodit Penal të Republikës
së Shqipërisë, që në rastin
e Pangos vepra penale ka mbetur
në tentativë...
tronditur mbarë opinion
in publik, duket se ka
vënë në lëvizje edhe organin
qendror të akuzës për hetimin
e tij. Kryeprokurorja Ina Rama
ka urdhëruar menjëherë verifikimin
e rastit në fjalë dhe, nëse
ka elementë të veprës penale,
ndaj ish-ministrit Ylli Pango do
të fillojë hetimi, ku nuk përjashtohet
as kërkesa në Parlament
për heqje të imunitetit. I
ngarkuari me punë për verifikimin
e skandalit seksual është
drejtori i hetimit dhe ndjekjes
penale, Sokol Stojani, i cili ka
hartuar dokumentacionin për
mbledhjen e provave. Fillimisht
përfaqësuesit e organit të
akuzës kanë shkuar dje paradite
në ambientet e televizionit
"Top-Channel", ku kanë kontaktuar
me drejtuesit e emisionit
"Fiks Fare". Nëpërmjet
tyre kanë marrë kasetat audio
dhe video për një verifikim,
nëse janë origjinale dhe i përputhen
zërit të ish-ministrit. Në
lidhje me një hetim të mundshëm
të Pangos, përfaqësuesit
e prokurorisë deklarojnë se në
fillim do të shihet nëse kaseta e
regjistruar mbi skandalin, është
e vërtetë dhe më pas do të
vendoset.
Sekuestrohen
kasetat
Pavarësisht dënimit publik
dhe asaj çka shumë deputetë
kërkuan për heqjen e imunitetit,
organi i akuzës ka kërkuar
më parë të njihet me materialin
e filmuar dhe të transmetuar në
"Fiks Fare". Vetë kryeprokurorja
i ka kërkuar drejtorit të emisionit,
Filip Çakulli të dorëzojë,
me qëllim verifikimi, materialin
e filmuar. Vetëm pas kësaj procedure,
e cila është realizuar
dje paradite, prokuroria do të
vendosë se do të nisë hetimet
apo jo ndaj ish-ministrit Pango.
Oficeri i policisë gjyqësore, Afrim
Shehu, është paraqitur në
studiot e "Fiks Fare" ku dhe ka
kërkuar kasetat filmike ku ishministri
Ylli Pango shfaqet duke
ngacmuar seksualisht një vajze
të re, në shkëmbim të një vendi
pune. "Më datën 4 mars 2009,
në emisionin "Fiks Fare" të orës
20:15, të dhënë nga televizioni
"Top-Channel" është transmetuar
një regjistrim audioviziv
në të cilën pasqyrohen veprimet
e kryera nga ish-ministri
i Turizmit, Kulturës, Rinisë
dhe sporteve. Për qëllime që
kanë rëndësi për verifikimin dhe
vërtetimin e fakteve të veprës
penale, është e nevojshme dhe
e domosdoshme të na vihet në
dispozicion kaseta filmike me
gjithë materialin bruto që disponohet
nga televizioni juaj për
këtë rast, si dhe transkriptimi i
materialit që është dhënë. Materialet
e mësipërme t‘i vihen në
dispozicion oficerit të policisë
gjyqësore, Afrim Shehu", shkruante
drejtori i Kontrollit të Hetimit
dhe Ndjekjes Penale në
Prokurorinë e Përgjithshme,
Sokol Stojani.
Në bisedat mes zyrtarit dhe
vajzës kuptohej që e reja kishte
aplikuar për punë, por që për ta
fituar atë duhej t‘i ofronte ishministrit
favore seksuale. Emisioni
"Fiks Fare" shfaqi bisedat
mes zotit Pango dhe dy vajzave,
njërën në telefon dhe takimin e
vajzës tjetër në banesën private
të tij. Pikërisht këtu ish-ministri
tentoi ta joshë vajzën, me
premtimin se do t‘i siguronte
një vend pune të kënaqshëm,
duke tentuar ta zhveshë atë.
Pas publikimit të këtij skandali
seksual, brenda katër minutave
Kryeministri Berisha vendosi
shkarkimin e ministrit të Turizmit,
Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve. Tashmë e gjithë "historia"
rozë e ish-ministrit do të
verifikohet nga organi i akuzës
dhe ndaj tij mund të ngrihet
akuza e "shpërdorimit të
detyrës" dhe "marrëdhënie
seksuale ose homoseksuale e
mbetur në tentativë, duke
shpërdoruar detyrën".
Vepra penale
Një ministër Kulture,
përgjegjës gjithashtu dhe për
Turizmin kombëtar, Sportet në
vend dhe ca më shumë akoma,
Rininë Shqiptare, kapet edhe
me kamera dhe regjistrime audio
duke ngacmuar seksualisht
një vajzë. E gjitha kjo për të arritur
punësimin që duke shpërdoruar
detyrën, Pango ia premtoi
vajzës "hallexhije" duke e
ftuar në shtëpi ku edhe nuk
ngurroi të nisë "striptizmin".
Pango rrezikon një dënim, krahas
atij publik, për skandalin
seksual. Dy janë akuzat që
mund të ngrihen ndaj tij. Së
pari, shpërdorimi i detyrës, në
të cilin thuhet se "kryerja ose
moskryerja me dashje e veprimeve
a e mosveprimeve në
kundërshtim me ligjin, që përbën
mospërmbushje të rregullt
të detyrës, nga personi që ushtron
funksione publike, kur i
kanë sjellë atij ose personave të
tjerë përfitime materiale ose jo
materiale të padrejta, a kanë
dëmtuar interesat e ligjshme të
shtetit, të shtetasve dhe të personave
të tjerë juridike, nëse
nuk përbën vepër tjetër penale
dënohet me burgim deri në shtatë
vjet dhe me gjobë nga 300
000 - 1 000 000 lekë". Së dyti, ndaj
Pangos mund të ngrihet akuza
e marrëdhënieve seksuale ose
homoseksuale duke shpërdoruar
detyrën e mbetur në
tentativë. "Kryerja e marrëdhënieve
seksuale ose homoseksuale
duke shpërdoruar
marrëdhëniet e varësisë ose të
detyrës, dënohet me burgim
gjer në tre vjet", thuhet në nenin
105 të Kodit Penal të Republikës
së Shqipërisë, që në rastin
e Pangos vepra penale ka mbetur
në tentativë...