E Diel, 1 Nëntor 2026

Çashku denoncon në prokurori Pangon

Drejtori i Akademisë së filmit "Marubi", Kujtim
Çashku, ka depozituar dje paradite në
Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për
shpifje ndaj ish-ministrit Ylli Pango. Disa orë
pas transmetimit të skandalit seksual në
emisionin "Fiks Fare", Çashku e ka parë të
arsyeshme të depozitojë padinë ndaj Pangos,
nën akuzën e shpifjes, për shkak të një emisioni
televiziv. Në emision, sipas Çashkut, Pango e
ka fyer rëndë dhe ai e ka parë të arsyeshme të
depozitojë kallëzimin. Burime nga prokuroria
deklaruan se kallëzimi do të verifikohet përgjatë
një periudhe dyjavore ku do të shihet konsumimi
i veprës penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›