E Diel, 1 Nëntor 2026

Riker: Serbia ta pranoj realitetin lidhur me Kosovën

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Riker, ka deklaruar sot se Serbia duhet ta pranoj realitetin dhe kompromiset lidhur me Kosovën, ndërsa liderët e saj nuk duhet të jenë të burgosur të së kaluarës.

Këto komente ai i bëri në Sofje të Bullgarisë, në një tubim për integrimin e rajonit të Ballkanit.

Zoti Riker tha se SHBA dhe BE kanë vizion të përbashkët të integrimit të rajonit të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian dhe se situatën në Ballkan nuk e përcaktojnë më në atë masë fuqitë e mëdha, aq sa liderët lokalë.

“Shumë gjëra varen nga vetë aktorët, ne nuk mundemi çdoherë në emër të tyre t`i zgjidhim problemet. Por, duhet të kujdesemi që porositë tona të jenë unike”, tha Filip Riker, duke e theksuar rëndësinë e kompromisit, të cilin aktorët lokalë në Ballkan nuk guxojnë ta përjetojnë si kapitullim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›