Martens-Orban mesazh Bashës: Shpresojmë në një bashkëpunim të frytshëm
TIRANË- Presidenti i EPP-së Wilfried Martens dhe Kryeministri i Hungarisë, njëherësh kryetar i FIDESZ, Viktor Orban i kanë dërguar mesazhe urimi, kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në mesazhin e tij, Presidenti i Partisë Popullore Evropiane, organizata më e madhe politike në Evropë, me mbi 70 parti-anëtare nga 40 vende, ndër të tjera shkruan: “I dashur Kryetar, Dua t’u përgëzoj për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Ju shpreh përgëzimet e mia më të thella dhe suksese në të ardhmen, në pozicionin tuaj të ri. Shpresoj në një bashkëpunim të frytshëm.
Ndërsa Orban në mesazhin e tij shkruan: “I dashur z. Kryetar, Më lejoni t’u shpreh përgëzimet e mia, për zgjedhjen tuaj si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në emër të FIDESZ, më lejoni t’ju shpreh dëshirën time të sinqertë, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona, të cilat i kemi zhvilluar përgjatë viteve të fundit.Ju uroj shëndet dhe suksese në detyrën tuaj të lartë dhe me përgjegjësi.
(m.a/BalkanWeb)