Martesa e deshtuar, masakron gruan nje jave pas divorcit
Pogradec- Ther gruan me thike, nje jave pas divorcit. Ngjarja e rende ka ndodhur ne qytetin e Pogradecit, rreth ores 20:00 te se dieles, ne lagjen nr.4, Vjollca K., 30-vjece, nene e nje vajze, eshte masakruar me gjashte goditje thike nga ish-bashkeshorti i saj, i dyshuari Artur Piperi. Policia tha se 36-vjecari i kishte zene prite ish-gruas dhe pas nje debati te ashper, e ka qelluar gjashte here me thike ne pjese te ndryshme te trupit dhe me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Policia eshte ne kerkim te autorit te dyshuar per "tentativen e vrasjes", ndersa viktima eshte derguar ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku po lufton me vdekjen. Burime zyrtare thane se i dyshuari Piperi ka zene prite, 30 minuta para krimit duke ndjekur edhe levizjet e ish-bashkeshortes Vjollca K. Deshmitaret thane se ne fillim degjuan nje debat me ze te larte dhe fyerje te ndersjella. Me pas Piperi ka nxjerre nje arme te ftohte duke masakruar 30-vjecaren, te cilen e ka lene te pergjakur ne rrugice dhe eshte larguar me shpejtesi. Fqinjet i kane dhene ndihmen te plagosures duke e derguar ne spital, kurse agjentet nisen hetimet per krimin. Plaget ne trupin e gruas kane qene te renda dhe aktualisht i rrezikojne jeten.
Familjaret
Te pyetur nga policia, familjaret e 30-vjecares kane deklaruar se autori i ngjarjes, ish-dhendri, qe prej disa vjetesh ka qene i martuar me vajzen e tyre. Madje nga kjo lidhje kishin sjelle ne jete edhe nje vajze. Por sipas tyre, Artur Piperi ishte i dhunshem dhe ajo nuk mund ta duronte dot me kete jete. Madje Piperi e ka kercenuar ish-gruan, duke i kerkuar ribashkim.
D. Zisi