Dehen ne dasme, perleshen me leva per nderin e familjes
Fier- Dehen ne dasmen e te afermit te tyre, perleshen me gure e leva gjate kthimit per ne banese. Nje i plagosur dhe dy vellezer te shpallur ne kerkim, eshte bilanci i sherrit qe ndodhi mbremjen e se dieles ne fshatin Kraps te komunes Portez te Fierit. Burime zyrtare te policise, thane se shkak i grindjes kane qene sharjet e ndersjella dhe fyerjet ne nderin e familjes mes dy paleve, te ndikuar edhe nga avujt e alkoolit. I plagosuri E. C. 20-vjec, ka pesuar plage te renda dhe u dergua per kurim te specializuar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Ne kerkim u shpallen vellezerit Tomor dhe Eduart Dogani, 40 dhe 32-vjec. Eduarti ka qene dhender ne familjen qe kishte ceremonine martesore diten e diel. Pas dasmes, vellezerit Dogani jane grindur me 20-vjecarin, te cilin e kane sulmuar me gure, e leva hekuri, duke e lene pa ndjenja. Deshmitaret njoftuan policine, por kapja e te dyshuarve ka qene e pamundur, sepse ishin arratisur nga vendngjarja. Ndaj vellezerve mesohet se eshte ngritur akuza e "tentatives se vrasjes, te kryer ne bashkepunim"
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj