U zhduk nga shtepia 2 jave, kapet ne periferi e mitura
Elbasan- Humb pa "nam e nishan" per dy jave, gjendet nga policia 17-vjecarja. Sherbimet e Policise Elbasan bene te mundur identifikimin dhe kapjen e Sonila K., me banim ne lagjen "Shen Koll", pasi ishte shpallur ne kerkim pas deklarimit si e zhdukur nga familja. Dy jave me pare e mitura eshte larguar pa lene asnje njoftim ne shtepi. Prinderit kane menduar se ka ikur tek miqte dhe te afermit e tyre. Por pasi vajza nuk eshte kthyer ne shtepi e nuk ka marre ne telefon, filluan nga kerkimet. Interesi i familjes ka qene pa rezultat, ndaj ata i jane drejtuar per ndihme policise, ku kane depozituar denoncim per zhdukjen. Prinderit kane deklaruar se i frikesoheshin trafikimit te vajzes dhe se nuk kishin asnje adrese. E mitura eshte gjendur ne periferi te Elbasanit. Ajo ka deshmuar ne polici se eshte larguar nga banesa me deshire e saj. Pasi ka marre deshmite, policia e ka dorezuar vajzen tek prinderit.
F.S.
F.S.