Martesë alla italiane në muze

"Matrimonio all'italiana" i regjisorit Vittorio de Sica është sonte filmi i tretë i serisë "Vështrime italiane" që po shfaqen çdo orë 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar. Realizimi i vitit 1964 është bazuar në veprën "Filomena Marturano" të Eduardo de Filippos.ë shtë historia e një biznesmeni që për vite me radhë ka mbajtur një grua për dashnore, por ka vendosur të martohet me një tjetër. Interpretojnë Marcello Mastroianni në rolin e Domenico Soriano-s, Sophia Loren - Filumena etj.
Kandidoi për Oscar më 1966 si filmi më i mirë i huaj dhe për aktoren protagoniste.