Prifti i Kalasë kërkon amnisti për të burgosurit
TIRANË- Mbetën në qeli deri në përfundim të hetimeve me masën e sigurisë "arrest me burg" dy burgosurit që, sipas tij, ka munguar. Ai thotë se një amnisti e standardeve evropiane do të ishte e nevojshme.
"Nisur nga misioni i përhershëm dhe i përbotshëm i zotit Jezu Krisht për njerëzimin, paqe, falje dhe pendim, dhe si klerik që jam, e kam për detyrë të kujdesem për të gjithë bashkëkombasit e mi, pa dallim e përçmim dhe në këtë rast edhe për familjet e të dënuarve, ashtu edhe atyre që u janë shkaktuar dhimbje, fatkeqësi apo dëm.
Si klerik që falem para altarit, jam i bindur dhe besoj se dhimbjet e shpirtit i qetëson dhe i shpëton dashuria, falja e pendimi. Duke qenë pranë familjeve që vuajnë për shkak të një personi të familjes së tyre dhe vetë direkt atyre që vuajnë një denim, si dhe problemeve të shumta social-ekonomike që krijohen në këto familje.
Gjithashtu, dashurinë e këputur në mes nga këta njerëz që presin me padurim kthimin e të dashurve të tyre: vëlla, motër, nënë, baba apo bashkëshort ose bashkëshorte, kërkoj përpara altarit të shenjtë të kishës, amnisti të standardeve evropiane për personat që vuajnë dënim.
Kjo amnisti duhet të përfshijë të gjitha kategoritë e të dënuarve. Kërkoj nga institucioni më i lartë legjislativ, parlamenti, të marrë në konsideratë këto lutje shpirtërore dhe dashurie me bekimin e Zotit që është bekuar nga kisha ortodokse autoqefale kombëtare shqiptare Shën Maria në Elbasan". Famulltari i Kishës at Nikolla tha se edhe këta njerëz duhet të njohin pendimin dhe mëshirën nga Zoti dhe nga njerëzit.
Prifti i kishës së Kalasë tha se e ka bërë këtë deklaratë nisur nga problemet që hasin shumë familje ndër besimtarët ose jo nga burgosja e familjarëve të tyre. Sipas priftit, amnistia e munguar duhet të bëhet në këtë kohë kur problemet sociale për këto familje janë shumë të mëdha. B.Nergjoni