Berisha: Universiteti Politeknik lokomotiva e inxhinierisë

Kryeministri Berisha ka vlerësuar Universitetin Politeknik të Tiranës si lokomotivën e inxhinierisë në vend. Duke folur në ceremoninë e e 60-vjetorit të themelimit të universitetit, kryeministri Berisha theksoi se prioritet i kësaj qeverie do të mbetet edukimi i të rinjve.
“Për mazhorancën aktuale edukimi i të rinjve do të mbetet përparësi e të gjitha përparësive. Sot në Shqipëri 70% e nxënësve që mbarojnë shkollat e mesme ulen në auditorët e universiteteve. Në vitin 2010 numëroheshin 138 mijë studentë, ndërsa sot Shqipëria ka 240 mijë studentë të diplomuar” ka shtuar Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se universitetet duhet të rendin drejt cilësisë dhe si e vetmja mundësi për të arritur këtë është krahasimi me vendet e zhvilluara, sipas tij kanë në themel të tyre lirinë e respektin.
“Në Shqipëri nuk ka asgjë më të rëndësishme se universitetet, le të punojmë së bashku për të rritur cilësinë e tyre. Le të na frymëzojnë neve shembujt e universiteteve në SHBA që e bënë atë komb më të lirin. Të adoptojmë atë model që ka në themel, lirinë, respektin”, u shpreh Berisha.