E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarko e Bruni: Nuk do e përdorim vajzën për fushatë (FOTO)

Share

Karla Bruni ka deklaruar se vajza që sapo ka lindur nuk do përdoret si mjet për fushatën elektorale të burrit të saj, Nikola Sarkozi, që pret të rizgjidhet president i Francës.

Por disa foto që janë shkrepur të hënën, kanë ngritur pikëpyetje mbi këtë qëndrim të Karla Brunit, që është edhe qëndrimi i bashkëshortit të saj. Ata të tre janë fotografuar në Pallatin e Versajës duke shëtitur. Megjithatë komentatorët thonë se ata nuk kishin dijeni për fotografët dhe thjesht kanë qenë në një moment pushimi.

Shanset e Sarkozi për tu rizgjedhur president i Francës janë në ulje, ndërsa kandidati socialist duket se është favorit për të marrë postin e tij majin e vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›