E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca “Kuq e Zi” kundër marrëveshjes së vizave me Serbinë

Aleanca “Kuq e Zi” është shprehur kundër marrëveshjes së heqjes së vizave me Serbinë. Në një konferencë për shtyp aleanca është shprehur se politika shqiptare po shpërfill Kosovën duke nënshkruar një marrëveshje të tillë me Serbinë.
 

“Ne jemi për lëvizje të lirë por jo me vende që bllokojnë Kosovën. Serbia ka izolua shqiptarët e veriut të Kosovës. Shqipëria i hap kufijtë Serbisë e cila i ka mbyllur kufijtë Kosovës” thekson aleanca.
 

AK-ja thekson gjithashtu se diplomacia shqiptare ka dështuar pasi sipas saj i është nënshtruar si Serbisë ashtu edhe shtetit grek.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›