E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: ELITA SHQIPTARE, Detyra dhe përgjegjsija e sajë

Lumo SKENDO

Elitë thuhen njerëz të zgjedhur, po të zgjedhur vetëm, jo prej dokujt. Më mirë t`u themi të çquar, me një cilësi që na duket më e madhe, më e bukur, më e dobishme se e të tjerëvet. Persona të tillë tërheqin respekt, kanë një influencë mo rale që na detyron të dëgjojmë opinionin e tyre, dhe t`u bindemi me bindje morale, vullnet are. Ata imponohen shpirtërisht, bëhen udhëheqës se janë si një fener, si një yll, si një dritë që na rrëfen udhën. Nër ata gjejm një thesar dëshirash dhe aspiratash dhe ideali dhe prierit e tyre na duken sikur janë t`onat. Nër ata kthejmë sytë kur kemi nevojë, dhe kërkojmë ndihmë. Po edhe s`kemi nevojë kurdoherë të zgjatim duartë dhe të ngremë vështrimin drejt tyre ata imponohen vetë, na janë pranë: fryma dhe afshi i tyre na prin, na ngroh, na tregon shtegun, pa e ndjerë ne, pa e parë. Ay veprim formon fuqinë t`ënë, bën rrojtjen e vërtetë t`ënë. Elita jo vetëm përfaqson pjesën më të vlefshme të një kombi, po është udhëheqës i shoqërisë për ide, për gjykim, për estetikë, për jetë kolektive dhe tendenca historike, për besim dhe filozofi.

Tani vjen pyetja: A kemi një elitë ne? Më pëlqen përgjegjija pohimiste, se ashtu i do njeriut shpirti. Por, duke e kapërcyer këtë trap, themi: Duhet të kemi meqënëse është një nga konditat kryesore të jetës. Dhe atëhere vjen vetiu: Si do ta formojmë?

Më parë të kujtohet kushti themelor: Ata njerëz nuk formohen kur na pëlqen neve, as i krijojmë dot, as e kemi në dorë që të lindin. Bëhenë vetiu: I bën Fati, Zoti, Natyra. Dhe bëhenë vetë, me një durim të gjatë, ose më mirë akoma, në qoftë se gjenija, naltësi e jashtëzakonshme e inteligjencës është një dhuratë që vjen së sipërmi, puna e vet njeriut, vullneti i tij i pa reshtur, munt që t`i japë atë që fati ja ka kursyer.

Kur s`e kemi në dorë t`ënë Fatin, atëhere na mbetet vetëm mjeti i dytë, atë i cili mvarret nesh, dependon nga inteligjenca dhe karakteri ynë. Edhe të dy këmbët mbi të cilat ngrehet Elita s`janë veç se inteligjenca dhe karakteri, kjo e fundit më parë akoma se tjatra. E para duhet të jetë në shërbim të së dytës, si një ndihmëse, një skllave e bindur: me këto kondita munt të fitojë Elita atë autoritet moral, intelektual dhe shoqnor.

Mos më thotë kush në vesh, mos t`i shkojë kujt mëndsh se Qeverija o Ministrija po të dojë munt të krijojë dhe të mbryjë një Elitë për vëndin t`ënë. Kjo dot`ishte sikur të vërë kush buallin përpara qerres. A suponojmë se ata që janë në ofiqet zyrtarë formojnë vetë klasën epërore të pajosur me gjithë virtytet dhe cilësit e ëndërruar, që kështu të frymëzojnë të tjerë dhe të formojnë bataljonë dishepujsh? Kjo do të ishte një send ideal. Por, të qe kështu atëhere s`do të kishim nevojë të lodhemi. Të ishte e mundur që me një urdhër, me një dekret të krijohësh merita, zotësija, vlefta dhe inteligjenca, atëherë do të ishim njerëzit më të lumturit e dheut. Nukë do të detyrohëshim të mejtohemi, të kemi brengë, të ndjejmë mungesën e një gjëje të nevojshme nga e cila po thua se dependon gjithë rrojtja jonë, nga ç do kënd, nga çdo pikëpamje që t`a shikojmë.

Më parë gjithash a e kemi besimin e fortë se, merita, vlefta janë sende të brëndëshëm, të shpirtit dhe jo shkëlqime të jashtmë? A jemi vërtet të bindur-dhe duhet me doemos të jemi, se vlefta është intrenseke dhe jo ekstrensike, se kujdes i kujtdo duhet të jetë për të qënë, dhe jo për t`u dukur? Vetëm ky besim, ky konvinksion, e bën njerinë të punojë me seriozitet, të njohë detyrën dhe përgjegjësin e tij, të kuptojë se ka një barrë mbi supat, një peshë të madhe për të bartur. Dhe kjo vleftë e vërtetë e bën njerinë të jetë modest, lark demagogjisë. Elita s`ka të bëjë me pozitat zyrtare, dhe shkallat e lart a. As ka nevojë për fuqi materjale. Forca e saj është krejt morale, me besimin që frymëzon ke opinioni i të tjervet vlefta e tyre shpirtnore. Jo fjalët, po sielljet, karakteri, integriteti bëjnë ata superioritete të padukshëm.

Duke mejtuar rrugën e gjatë bërë prej popujvet fatbardhë në fushën e gjërë të përparimit dhe të lumtërisë, nukë mundim të mos ndjejmë thellë në zëmrë një melankoli dhe të kuptojmë më mir` akoma përgjegjësinë t`ënë. Studimi dhe meditimi duhet t`i japë njeriut çelset e virtytit dhe të karakterit. I lumturi që gjen një shkënd ijë drite, duhet ta konsiderojë vetëhen e tij jo si viktim, por si misionar, jo i hedhur n ë këtë lëmë për të vuajtur, por i lindur për të mbushur një detyrë.

Ay që me djersën e tij, me durimin e vazhdueshmërin e tij ka fituarë një shkallë në dijeni e në moral, ay s`ka dyshim se duhet ta shohë të lumtur vetëhen. Ndërgjegja e një vlefte të vërtetë, a nuk është shpërblimi më i math që munt të ketë? Ku munt të mbijnë hithrat e ankimit e të dishprimit, kur çdo agim i bje dritën e kënaqësisë shpirtnore! Duke u larguar nga lotët e kltihjet e viktimit, misionari gjen fuqin për detyrën e tij: duron, punon.

Vini re si punohet! A harrojmë se, edhe më e vogla e aftësisë, e zotësisë, lyp një studim, një lodhje, një vuajtje, një punim të gjatë? A nuk e dimë se asgjë në botë s`fitohet pa e merituar, pa e blerë me rënkimin t`ënë të përditshëm. Në qoftë se jemi të bindur se asgjë s`na zbret qiellit e gatitutr dhe e gatuar, atëhere dishprimi s`gjen vend ke ne, po kënaqësija dhe qetësija. Dhe ky gëzim s`ka kufi.

Misionari a s`e ka detyrë të përhapë pakëz kënaqësi, qetësi dhe gëzim në jetën e njeriut, t`i provojë se lumtërija është kur mbushim detyrën dhe përpiqemi të arrijmë që llimin? A nuk është njeriu mjaft krenar në këto kondita, dhe kjo krenari modeste dhe e bën dshme a nuk është rroga jonë më e madhe, më e ndershme? Mësoni Shqiptarët të punojnë me gëzim, të jenë gazmorë dhe optimistë, dhe do t`u keni bërë më të madhin e shërbimevet. Munt të thuhet se vetëm ky shërbim do të jetë mjaft për të pasur lumtërinë, se atje do të jetë burim i vërtetë i fuqisë shpirtnore.

A munt të pyesë kush: Me ç`shpresë? Atëherë duhet të kthjellojmë marrëdhënijet ndërmjet punës dhe shpresës? Cila vjen më parë? Cila ndjell tjatrën? Cila kurorëzon shoqen? Do të jetë, besoni, gjë e vështirë të provohet se puna, si një detyrë e domozdoshme, s`ka nevojë për shp resë? Do të dojë kaq mundim të kuptojë njëriu se të punuarët sjell shpresën, me qënë se pë rpjekja është një ligj i pashkelshëm? Mos presë kush që shpresa të sjellë detyrën e punimit. Jo, shpresa është poezija, luleja e përpjekjes, bija e kësaj, lindur vetëm prej saj.

Me qënë se jeta dhe sigurija e secilit është lidhur me fatin e gjithë atyreve që, së bashku formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdo kush, të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katr`orë dhe të hetojë nga thellësi e vetëhes së tij çë shërbim ka bërë për shoqërinë dhe çë të mirë munt t`i bëjë kësaj shoqërije që e quajmë komb. Do t`ish një ushtrim shpirtnor me rezultat të math për neve, dhe për t`afërmit t`anë. Elita a nukë duhet që të ketë për qëllim të parë e vetëhes saj, fitimin e virtutit, të karakterit dhe të diturisë? Misio nari a nuk duhet të ketë parasysh shëmbëllën dhe jetën e shënjtit që ka zgjedhur për model, dhe a nuk përpiqet që t`i afrohet modelit me durim, respekt dhe disiplinë?

A është e mundur që njeriu, kjo krijesë që i thotë vetëhes me mënt dhe e mençme, të rrojë një jetë shtazore, e hequr zvarrë prej rrethanash materjale, prej dorës së verbërë të ngjarjevet, pa ndjerë, pa manifestuar asnjë reaksion, asnjë sforcim, pa mprojtur vetëhen? A ësht` e mundur të rrojë njeriu, të themi më mirë të rrojmë ne, pa parë, pa vështruar, pa mejtuar, pa gjykuar, pa punuar?

Ata që ngrihen makar dy gisht mbi nivelin ordinar duhet të kuptojnë përgjegjësin e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›