E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vështirë pa Fabregasin e Nasrin

Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 20:31

Sulmuesi i Arsenalit, Andrey Arshavin ka folur për vendimin e klubit për t’i shitur yjet Cesc Fabregas e Samir Nasri, të cilët i përshkruan si të pazëvendësueshëm.

30 vjeçari beson se ekipit i nevojitet ta ndryshojë stilin e lojës, pas arritjeve të fundit në Londër të disa futbollistëve.

“Humbja e Fabregasit e Nasrit është mjaft domethënëse. Kur u ulëm në bankinë me Bendtnerin, i thash atij se nuk kemi lojtarë që mund ta ‘ushqejnë’ Van Persien me topa, ose ndonjë sulmues tjetër. Bendtner më tha se vetëm Xavi do të mund ta zëvendësonte Fabregasin. Jam i nderuar që kisha mundësi të luaja me lojtarë të tillë. Disa lojtarë janë të pazëvendësueshëm”, deklaroi Arshavin për të përditshmen ruse, ‘Sport’.

Ai dyshon nëse Arsenali do të jetë i fuqishëm për të luftuar për titull me ekipe si Manchester City, Manchester United e Chelsea. “Është e vështirë ta themi se Arsenali do të luftojë me klubet nga Manchesteri apo me Chelsean, këto ekipe duken të frikshme”, shtoi ai.

Arshavin e lavdëroi përforcimin gjerman, Per Mertesacker, ndërsa shtoi se nuk di asgjë për mbrojtësin brazilian, Andre Santos, i cili arriti në klubin londinez nga Fenerbahçe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›