Martonji: Rasti i Martyt të mos ndikojë në dialog
Shefi i diplomacisë hungareze Janosh Martoni ka shfaqur “brengosjen, pasi po vonohet dialogu Prishtinë-Beograd” dhe ka thënë se me nisjen e këtij dialogu nuk duhet të ndikojë hetimi i mundshëm kundër kryeministrit Hashim Thaçit.
Duke paraqitur programin hungarez për kryesimin e radhës së presidencës së BE-së, Martonji ka thënë se bisedimet Prishtinë-Beograd duhet të fillojnë me çështjet neutrale dhe teknike.
Ai ka theksuar se akuzat e Këshillit të Evropës për përfshirje të kryeministrit Thaçi në krime lufte janë shqetësuese.
“Është çështje e drejtësisë që të sjellë provat, e vetëm atëherë mund të nxjerrim përfundimet politike”, ka thënë Martonji.