Plagosi dy vellezer arrestohet i kerkuari
TIRANE- Nje person i akuzuar per plagosjen e dy personave u arrestua dy dite me pare nga policia e kryeqytetit ndersa rezultonte te ishte ne kerkim per krimin e plagosjes se rende ndaj dy vellezerve.
Gjergji Luli 18 vjec banues ne Tirane u ndalua nga njesia e operacioneve speciale dhe e kerkimit e Drejtorise se Policise se Tiranes pasi per te Prokuroria e Tiranes kishte leshuar nje urdher ndalimi per akuzen e plagosjes se rende me dashje.
Sipas njoftimit te policise ky person dyshohet se eshte autori i plagosjes se rende me dashje te dy vellezerve Biberaj. Heralind dhe Klajdi Biberaj banues ne kryeqytet mbeten te plagosur me 21 tetor te vitit te kaluar ne kryeqytet pas nje grindjeje me thike me nje person tjeter. Vellezerit u sulmuan pasi ishin konfliktuar me pare me nje person tjeter.
Autor i ngjarjes sipas burimeve te policise ishte identifikuar Gjergji Luli i cili ishte shpallur ne kerkim ndersa veprimet hetimore dhe aktet procedurale ne ngarkim te tij ishin derguar ne prokurori. Pas veprimeve te kryera prokuroria kishte nxjerre gjithashtu nje urdher arresti ne ngarkim te Lulit duke e akuzuar ate per plagosje te rende me dashje me thike ndaj dy personave.