Marty: Hetim nga SHBA-të, jo nga EULEX-i
Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty në një intervistë për revistën boshnjake “Slobodna Bosna” vlerëson se hetimin mbi trafikimin e organeve në Kosovë duhet ta vazhdojnë amerikanët. Ai mendon se nëse Evropa do të merrej me pretendimet nga raporti i tij “çdo gjë do të heshtej”. Marty po ashtu ka bërë të ditur se nuk dëshiron të njoftojë EULEX-in me burimet e tij, sepse frikohet për jetën e tyre.
“Thënë sinqerisht, më shumë shpresë kam te amerikanët sesa te evropianët, sepse në këto hapësira, e sidomos në mesin e shqiptarëve në Kosovë, ata janë më të popullarizuar. Mendoj se iniciativa amerikane do të pranohej këtu më mirë, pasi EULEX-i nuk është aq i popullarizuar”, ka thënë Marty.
“EULEX-i, vështirë se ka kapacitet për të bërë një hetim serioz”, pohon Marty, duke shtuar se problem të madh paraqet mbrojtja e dëshmitarëve, të cilët, sipas tij, janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të përhershme, ndërsa ka pasur edhe vrasje të dëshmitarëve” ka thene Marty.