E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kualicioni në Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re pritet të jenë pjesë e Qeverisë së Kosovës. Udhëheqës të lartë të PDK-së, po mbajnë takime me krerët e këtyre dy subjekteve politike, për të gjetur modalitetet më të përshtatshme për një bashkëqeverisje katër vjeçare. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga PDK për mediat kosovare, duke deklaruar se kryetari i PDK-së, ka patur një takim me Daut Haradinaj, në përpjekje për të arritur një marrëveshje koalicioni AAK. Po ashtu, sipas këtyre burimeve takime janë zhvilluar edhe me AKR-në.
 

Problem do të mbetet posti i presidentit i cili kërkohet nga të dy partitë. Bexhet Pacolli i AKR, ka vendosur këtë post si kusht për arritjen e një marrëveshje. Ndërsa nga krahu tjetër, emri i kandidat është Blerim Shala.
 

Menjëherë pas paralajmërimit të liderit të PDK-së, Hashim Thaçi se java e ardhshme mund të rezultojë me krijimin e qeverisë së re, AAK ka derguar anëtarët në drejtim të Hagës për një takim me kryetarin e tyre Ramush Haradinaj. Fjala e tij mund të jetë vendimtare për krijimin e koalicionit i cili ka zërat pro dhe kundër nga brenda partisë.
 

Thaci deklaroi se pak ditë më parë, se ai i kishte të sigurta numrat për krijimin e qeverisë, por ai nuk dha detaje lidhur me subjektet politike me të cilat kishte arritur marrëveshjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›