E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe propozimi per doreheqjen e menjehereshme te Presidentit Hosni Mubarak

Njoftohet se Shtetet e Bashkuara kane filluar bisedimet me zyrtaret egjiptiane per nje propozim per doreheqjen e menjehereshme te Presidentit Hosni Mubarak nderkohe qe protestuesit anti qeveritare pergatien per demonstrata te tjera diten e sotme ne Egjipt te cilen e quajne dita e largimit te udheheqesit egjiptian.

Gazeta The New York Times shkruante ne numrin e saj te djeshem se ne baze te ketij plani zoti Mubarak do tia kaloje pushtetin nje qeverie kalimtare te kryesuar nga nenpresidenti Omar Suleiman e cila do te mbeshtetet nga ushtria egjiptiane.

Gazeta shkruan se propozimi parashikon gjithashtu qe qeveria kalimtare te ftoje anetare nga shume grupe opozitare perfshire Vllazerimin Mysliman te filloje punen per hapjen e sistemit zgjedhor te vendit me synimin per organizimin e zgjedhjeve te lira dhe te drejta ne muajin shtator.

Artikulli permban citime nga zyrtare te administrates Obama dhe te diplomateve arabe te cillet kane thene se propozimi eshte nje prej disa opcioneve qe po diskutohen  me zyrtaret egjiptiane perfshire edhe zotin Mubarak megjithese jo drejtperdrejt ne perpjekje per ta bindur ate te jape doreheqjen tani.

Egjipti do te kaloje neper nje tjeter prove sot ndersa demostruesit qe perpiqen te permbysin zotin Mubarak do te mblidhen pas lutjeve te mesides per ti vene gozhden e fundit arkivolit ku do te mbyllet regjimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›