OKB alarm per rritjen boterore te cmimeve

Kombet e Bashkuara thonë se çmimet botërore të ushqimeve janë rritur në nivele rekord. Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë Fao tha se indeksi i çmimit të ushqimit u rrit 3 presje 4 përqind nga dhjetori në janar. Indeksi është tani në nivelin më të lartë që kur FAO filloi të masë çmimet ushqimore në vitin 1990 ndërsa ka tejkaluar rritjen e viteve 2008 në mes të krizës ekonomike botërore kohë kur madje cmimet e larta të ushqimeve shkaktuan një seri protestash. Fao thotë se çmimi i pothuajse të gjithë mallrave u rritën muajin e kaluar ndërsa çmimi i mishit mbeti i pandryshuar.
Ekspertët thonë se çmimet ka të ngjarë të qëndrojnë të larta për disa muaj cka përbën dhe shqetësimin kryesor të ekspertëve. Cmimet në rritje të ushqimeve u rikthyen në qendër të vëmendjes pas hpërthimit të protestave në tunizi për tu përhapur më pas dhe në egjipt e Jordani . THatësia e një viti më parë në Azi , shirat e furishëm në Australi por dhe moti I thatë në Argjentinë sikundër dhe rritja e kërkesës pas trazirave në Afrikën e veriut kanë bërë që cmimi I grurit të rritet ndjeshëm. Njoftimet kanë sjellë reagime nga zyrtarët ndërkombëta. Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick u bëri thirrje drejtuesve ta bëjnë ushqimin prioritet duke i thënë agjencisë së lajmeve Reuters se vendet duhet të veprojnë për të ulur rritjen e çmimeve.
Delina Bitraku