Birmani emerohet presidenti i pare civil
Parlamenti në Birmani emëron ish gjeneralin apo kryeministrin në largim Thein Sein si të parin president civil pas gati 50 vitesh pushteti ushtarak. Megjithatë nuk priten ndryshime në vendin e udhëhequr me dorë të hekurt nga junta ushtarake. Thein Sein është aleat i ngushtë i gjeneralit Than She. Zv presidentët e tij do të jenë Tin Aung Myint Oo dhe Sai Mauk Kham.
Të tre janë anëtare të partsë USDP që fitoi maxhorancën në zgjedhjet e nëntorit. Zgjedhjet ishin të parat në Birmani në 20 vjet të cilat në një masë të madhe u konsideruan nga opinioni ndërkombëtar si të inskenuara. Thein Sein, ushtarak që për herë të parë hyri në qeveri më 1997, tani do të emërojë ministrat e kabinetit të tij. Ne postet kyce pritet të emërohen të tjerë ushtarakë në pension. Than She, gjenerali që udhëheq Birmaninë që më 1992, nuk garoi në zgjedhjet presidenciale dhe roli i tij në të ardhmen në një masë të madhe mbetet i paqartë.
Delina Bitraku