E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Beogradit duhet t`i përcaktohen vijat e kuqe

Faktori ndërkombëtar duhet ta përcaktojë shumë qartë se cilat janë vijat e kuqe për Serbinë. Kështu ka deklaruar ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
 

Ai ka thënë se Kosova duhet të ketë vetëm një qëndrim, kjo se si mund të bisedohet për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me nevojën apo me ndjenjën e relaksimit të marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, dhe që është edhe në interes të qytetarëve të të dyja vendeve sovrane.
 

Kosova, sipas tij, duhet të angazhohet për integrimin aktiv të qytetarëve edhe të tri komunave të veriut, por asnjëherë të ketë ndonjë ndjenjë që të rinegocohet pozicioni i këtyre tri komunave apo pozicioni i veriut të Kosovës.
 

“Ne jemi mësuar thjesht në ciklin e rëndë të bisedimeve që kemi pasur me Serbinë para periudhës së pavarësise së vendit, që të ketë stërzgjatje dhe të ketë një qasje destruktive dhe joracionale nga ana e tyre. Të shohim se çfarë do të sjellë koha. Unë mendoj se është e nevojshme që edhe pjesa e faktorit ndërkombëtar të përcaktojë shumë qartë se cilat janë vijat e kuqe, të cilat nuk mund të kapërcehen” ka thënë më tej Sejdiu.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›