E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djourou përfundon sezonin

Nga Express më 13 mars 2011 në ora 18:48

Mbrojtësi i Arsenalit, Johan Djourou do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit në krah.

24-vjeçari u dëmtua në humbjen e skuadrës së tij në çerekfinale të FA Cup nga Manchester United në Old Trafford, të shtunën.

Ai u përplas me bashkëlojtarin Bacary Sagna, kah përfundimi i humbjes 2-0, dhe u bart jashtë fushës.

“Fatkeqësisht kemi humbur Johan Djouroun për pjesën e mbetur të sezonit, ka nxjerrë krahun, sezoni përfundon”, tha menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›