E Diel, 1 Nëntor 2026

Vata kalon te Vupertal në Bundesliga 3 gjermane

Fatmir Vata shtyn kohën e varjes së këpucëve në gozhdë. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, i cili ka një karrierë shumë të pasur në kampionatin gjerman të futbollit, edhe pse në moshën 38-vjeçare, nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ai ka vendosur të jetë pjesë e futbollit aktiv edhe për një sezon tjetër. Lajmi është bërë i ditur nga mediat gjermane, të cilat kanë raportuar dje se, sulmuesi shqiptar ka arritur një marrëveshje me klubin Vupertaler SV Borusia të Bundesligës 3. Pesë ditë para se të mbyllet periudha e merkatos verore, Vata ka nënshkruar një kontratë një vjeçare. Vupertaler ka bërë një paraqitje jo të mirë në këtë fillim sezoni, prandaj ka vendosur të marrë një përforcim tjetër. Trajner i kësaj skuadre është Uve Fuks, i cili njihet me Vatën që në kohën kur luante si futbollist te Arminia e Bielefeldit, ku shqiptari ka milituar për periudhën më të madhe në futbollin gjerman.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›