Masa dhe kontrolle nga policia për ndeshjen Shqipëri-Qipro

Forcat e rendit janë në gatishmëri për të garantuar sigurimin e rendit dhe të qetësisë para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm sportiv.
Policia e Tiranës me synim mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, parandalimin e çdo ngjarje kriminale, ka marrë këto masa:
-Duke filluar nga ora 16.00’, e ditës së sotme datë 7 shtator 2012, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambientet përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, sheshin “Italia”, sheshin “Nënë Tereza”, përgjatë gjithë rrugës “Lekë Dukagjini” si dhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri Ura e Lanës.
-Nga ora 16.00’ e ditës sotme do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, rruga “Lek Dukagjini” me kryqëzimin me Rrugën “Themostokli Gjermeni” eri në Sheshin “Nënë Tereza” si dhe Rruga ”Dervish Hima” që të con drej stadiunimit “Qemal Stafa”.
“Gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të paranadalimit të futjes në stadium nga Tifozet, të sendeve të ndaluara si: Mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme. Policia e Tiranës, duke kërkuar dhe njëherë mirëkuptimin e publikut, ju kujton sportdashësve, dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit”, thekson policia. /Start/
2012-09-07 12:10