E Martë, 3 Nëntor 2026

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimimin

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Gjyqtari Engert Pëllumbi sipas shortit do të shqyrtojë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ankimimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Gjyqtari Pëllumbi do të shqyrtojë po ashtu edhe ankimimin e Elman Abule për masën “Arrest me burg”, si dhe për masat “Detyrim paraqitje” për Shkëlqim Fushën, Gentian Sulën dhe Meriam Palushin.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i paraqitën Veliajt masën e sigurisë.

Gjykata e Posaçme konfirmoi për kryebashkiakun masën e sigurisë “Arrest me burg”, nga ku më pas u krye transferimi i tij nga blloku i sigurisë te rruga “Mine Peza” në Tiranë për në paraburgimin e Durrësit.

Veliaj dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›