Masa e sigurise per Pasha Holiday

Arrest shtëpie është masa e sigurisë që gjykata ka vendosur për pronaren e agjencisë turistike Pasha Holiday. Gjykata vendosi që Marselina Kërtoci të qëndrojë në shtëpi deri sa prokuroria të verifikojë faturat e pagesave të cilat pronarja e Agjensisë pretendon së ka bërë. Kërtoci edhe në sallën e gjyqit ka pretenduar se pagesat i ka bërë tek një agjensi egjiptiane dhe kjo e fundit duhet të kryente pagesat tek hotelet ku do të akomodoheshin turistët shqiptar. Prokuroria e akuzon për mashtrim Marselinda Kërtocin pronare e agjensisë turistike Pasha Holiday, e cila shpalli falimentimin e disa ditë më parë duke braktisur në Egjipt rreth 200 turistë shqiptarë të cilët kishin paguar paketat turistike të ofruara prej këtij operatori turistik. Pas bllokimit në hotelet e përzgjedhur prej tyre, turistët shqiptarë arritën të gjenin zgjidhjen e kthimit në Shqipëri. Turistët u bllokuan në një hotel në Sharm El Sheik, për shkak se agjencia nuk kishte paguar biletat e hotelit. E gjithë kjo situatë e rëndë për turistët shqiptarë që kishin zgjedhur Egjiptin për të pushuar, erdhi si rezultat i mos pagesës së 5 mijë eurove nga agjencia turistike Pasha Holiday.