Rikthimi i Pato-s: Problemet fizike morën fund, dua të fitoj me Milanin
Në kohëra kursimi, skuadra e Milanit shpreson të ketë brenda shtëpisë së saj të gatshëm përforcimin më të mirë për sezonin e ardhshëm: Alexander Pato vitin e kaluar ka akumuluar më shumë dëmtime sesa gola por tashmë është i vendosur të mbushë boshllëkun e lënë nga Zlatan Ibrahimoviç.
“Kam provuar të harroj të gjitha dëmtimet e mia fizike, tanimë është një sezon i ri përpara, jam i qetë, i lumtur dua të luaj sa më shumë të jetë e mundur dhe të fitoj tituj me Milanin’,-ka shpjeguar Pato pasi shënoi dy gola me bluzën e Brazilit në miqësoren kundër Suedisë.
Ibrahimoviç ishte vetëm spektator dhe në fund është ndalur në mes të fushës duke biseduar me Pato-n dhe Thiago Silva-n, ylli tjetër i rënë tek PSG-ja me suedezin.
“Zlatan është një kampion dhe një mik, i urova atij dhe Thiago Silva-s fat dhe fitore me PSG-në, por vetëm në Francë, Champions-in duhet t’ia lënë Milanit…”,-ka thënë më shaka sulmuesi brazilian i kthyer në Itali për tu vënë në dispozicion të Massimiliano Allgerit.
Analistë e sporti thonë se Pato është në formë të mirë dhe ky është një lajm i mirë për Milanin, pasi ai është sulmuesi i vetëm me reputacion në dipsozicon deri më tani. Në prag të ndeshjes kundër kampionëve të Italisë, kuqezinjtë e milanit do të përpiqen sërish të shtunën në terrenin e San Siros, dhe ndër ta sytë janë për Paton i cili në stadiumin e Milanit ka evituar shumë lëndime të muskujve.
/IDEA/