E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuotat per studimet master

Kuotat e pranimit për të ndjekur studimet e masterit në universitetet publike këtë vit janë rritur me rreth 10%. Kjo pas vendimit të Këshillit të Ministrave marrë gjatë mbledhjes së sotme në të cilin janë saktësuar kuotat për kandidatët brenda territorit të vendit, ato për kandidatët nga trojet jashtë kufinjve, por edhe tarifat e shkollimit për çdo kategori.
Për programet e studimeve të ciklit të dytë, “Master Profesional” me kohë të plotë, për vitin akademik 2012–2013, jane miratuar 9658 kuota. Sipas vendimit te qeverise studentët e shkëlqyer nuk paguajnë tarifë e shkollimi. Ndërkohë që për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”/ “Master i Arteve të Bukura” në institucionet publike të arsimit të lartë, janë miraturar 8276 kuota.
Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur gjithashtu edhe për dhënien e bursave për nxënësit e shkollës së mesme profesionale  “PETER MAHRINGER” në Shkodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›