E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatrat e Zjarrit nen kontroll

Stina e nxehtë e verës po shndërrohet edhe në stinën e zjarreve dhe shkaku kryesor nuk janë temperaturat e larta, por vetë dora e njeriut që qëllimisht vendos shkatërrimin e sipërfaqeve të tëra me pyje e shkurre.
Por këtë vit shkaktarët do të ndëshkohen.

Si çdo vit shtabi i përgjithshëm i emergjencave civile merr masat për të bërë izolimin e plotë për fikjen e vatrave të zjarrit. Drejtori I përgjithshëm I shtabit të emergjencave civile niset për të inspektuar nga ajri situatën në qarkun e Dibrës, Kuksit, Librazhdit dhe Burrelit.

Dhjetë janë vatrat e zjarrit që janë raportuar ditën e enjte. Vëmendja përqendrohet në Kukës dhe në Lurë.

Në Lurë vihen re 3-4 vatra zjarri aktive dhe me me sy të lirë dallohet se nuk ka ardhur për shkaqe natyrore.
Një tjetër vatër aktive konstatohet edhe në komunën e Arnit në Kukës.

Gjatë rrugës shohim se shumica e vatrave pothuajse janë fikur plotësisht. Fatmirësisht në asnjë rast nuk ka patur dëme në njerëz dhe në banesa. Gjithcka ka qenë nën kontroll dhe tre ministritë e angazhuara, ministria e brendshme, ministria e mbrojtjes dhe ajo e mjedisit janë fokusuar në shpëtimin e pyjeve.
Jemi në kthim të inspektimit të vatrave të zjarrit. Në malin e Priskës shohim ushtarët e forcave të armatosuara të cilët së bashku me personelin e parkut kombëtar të Dajtit kanë venë nën kontroll 80% të vatrës.
Ndonëse situate është normalizuar në të gjithë territorin e vendit, masat vazhdojnë të merren sipas drejtorit të përgjithshëm të shtabit të emergjencave civile z.Alfred Olli.

Sipas z.Olli, duhet ngritur një task forcë për sistemin e pyjeve pasi ato janë një pasuri kombëtare, pronë e të gjithë shqiptarëve prandaj dhe duhen ruajtur me fanatizëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›