Masa e sigurisë, vrasësi pranon tri vrasje
“Arrest në burg”, kjo ka qenë masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Elbasanit për vrasësin seria Haki Miska. Mësohet se 50-vjeçarin ka pranuar 3 nga 4 vrasjet për të cilat akuzohet, si dhe faktin e tentativës së vrasjes të bijës së tij. Ndaj autorit prokurori i çështjes, Binas Nina, ka ngritur akuzën e vrasjeve në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave. Akuza është konsideruar e drejtë nga gjykatësja Idush Maliqi, e cila ka dhënë pa hezitim masën e sigurisë së arrestit me burg për autorin. Gjatë marrjes në pyetje, Haki Miska ka pranuar se ka vrarë për xhelozi bashkëshorten e tij, Mimoza Miska, ka vrarë për motive pronësie ish-njerkun Gani Bruku, ka vrarë për arsye banale nënën e tij Dije Bruku dhe ka tentuar të vrasë të bijën. Besiana Miska. Haki Miska ka mohuar që të ketë vrarë ish-mësuesin e fshatit, Qamil Llukën. Ai është paraqitur mjaft i penduar para trupit gjykues dhe ka kërkuar që të vritet nga gjykata.
17 Shkurt 2010